1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Klima Kopenhagen Entwicklungsländer

15 Dhjetor 2009

Në vëmendje të opinionit janë shpesh vendet industriale. Shpesh paraja barazohet me ndikimin, por në samitin e Kopenhagës po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendet në zhvillim nuk do të lejojnë t'u imponohen marrëveshje.

https://p.dw.com/p/L270
Shteti ishull TuvaluFotografi: AP

Në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar gjithnjë e më shumë janë vendet e industrializuara. Shpesh krahasohen paratë dhe ndikimi, por në samitin e Kopenhagës për klimën po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendet në zhvillim nuk do të lejojnë që t'u imponohet ndonjë marrëveshje. Ato po e ngrenë zërin gjithnjë e më shumë.

Inselstaat Tuvalu
Peshkatari, Iopu Tesimale, 40 vjec, para shtëpisë së tij në Tuvalu.Fotografi: AP

“Shumë faleminderit zonja Presidente, faleminderit. Por për fat të keq ne nuk mund ta pranojmë këtë vendim. Për ne është me rëndësi që të hartojmë një proces dhe nëqoftëse nuk ka përgjigje për pyetjet tona, ne do të kërkojmë që marrëveshja të mos pranohet. Ju faleminderit!“

Në seancë diskutimet janë të tendosura. Tuvalu do të ndërpresë negociatat, sepse pyetja e këtij vendi nuk gjeti përgjigje. Më parë askush nuk e dinte, që ka ndonjë delegacion nga Tuvalu, një ujdhesë e Oqeanit Paqësor me 1200 banorë. Por pas paraqitjes së përbashkët të shteteve të Paqësorit në aleancën me emrin OASIS, secili në samitin e klimës e ka kuptuar se një vend ka një votë. Martin Kaiser, udhëheqësi i delegacionit Greenpeace pohon:

Martin Kaiser von Greenpeace mit Renate Künast
Martin Kaiser (djathtas) i organizatës GreenpeaceFotografi: picture-alliance / dpa

„Tuvalu formalisht ka vendosur që të dalë nga negociatat, deri sa nuk sqarohen çështjet, që ka kërkuar, siç janë vazhdimi i protokollit të Kiotos dhe pranimi i marrëveshjeve në SHBA.“

Një vend ka një votë

Megjithatë jo vetëm shtetet ujdhesë, por edhe vendet në zhvillim, të mbledhura në grupin G77, si dhe vendet më të varfëra në botë paraqiten me një vetbesim të vecantë. Një vend ka një votë, thonë ato. Tilman Santorius i fondacionit gjerman Heinrich-Bëll thotë se fenomeni i tillë është vërejtur në disa vitet e fundit:

„Dy vitet e fundit të negociatave për klimën kanë treguar se vendet në zhvillim gjithnjë e më shumë po fitojnë vetëbesim. Ky është ndryshimi më i madh nga e kaluara. Më parë ato kanë bllokuar vendimet, ndëra tani janë të interesuara për arritjen e ndonjë marrëveshje të qëndrueshme.“

Klimakonferenz Kopenhagen 2009
Organizata tcktcktck ka mbledhur më shumë se 10 milionë nënshkrimeFotografi: DW

Marrëveshja, që obligon, është marrëveshje e mirë për vendet në zhvillim. Për klimën duhet hartuar një konventë të ngjashme me atë për të drejtat e njeriut, mendon Pablo Soron Romero Orozca, ambasador i Bolivisë në OKB.

“Ne po punojmë për hartimin e një kumtese të përbashkët, sepse në këtë shekull kemi filluar të ndryshojmë raportin ndaj natyrës. Duhet ta pranojmë, që jo vetëm njerëzit, por edhe natyra, nëna tokë, ka të drejtat e veta, që duhet të respektohen."

Bolivia i takon grupit të vendeve, që nga samiti i klimës nuk pret vetëm shifra, por edhe një strategji globale. Vetëm pagesat pë zvogëlimin e gazrave të dëmshme, nuk mjaftojnë. Ndryshimi i klimës nuk është vetëm një problem teknik, por edhe strukturor. Sic do të thoshte Einsteini: Problemet e reja nuk mund të zgjidhen me përgjigje të vjetra.

UN Klima Verhandlungen. Oxfam verteilen als Eisbaeren verkleidet Glueckskekse
Pjesëtarë të organizatës për mbrojtjen e klimës Oxfam të veshur si arinj polarëFotografi: AP

Për të zgjidhur këto probleme kemi nevojë për korniza ndërkombëtare ligjore, të cilat respektojnë jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të natyrës. Duhet të gjejmë një barazpeshë.“

Me qëndrime të këtilla vendet në zhvillim dhe ato të varfëra ua rikujtojnë vendeve industriale përgjegjësinë morale, që u takon. Vendet industriale e kanë të qartë se gjendja nuk do të ndryshojë pa vendime konkrete, pohon Jan Kovalzik, i ngarkuari për klimën në organizatën gjermane Oxfam.

„Nuk është kjo vetëm cështje e ndihmave për zhvillim, por edhe e ndarjes së ngarkesës. Kina po ashtu ka sinjalizuar, se nëqoftëse përfiton nga ndihmat teknologjike, do të bëjë cfarë është e domosdoshme. Por Kina pohon se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje, vetëm për faktin se vendet e industrialiazuara e kanë shkatërruar klimën në 200 vitet e fundit."

G77 dhe Kina kërkojnë premtime të qarta, sepse cmimi i ndryshimit të klimës është tepër i lartë. Ato janë ndër më të prekurat nga ndryshimet e klimës.

Autor: Helle Jeppesen/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica