1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e mbretëreshës britanike, Elisabet e II-të, është temë mjaft e komentuar në gazetat e sotme të Gjermanisë.

1 Nëntor 2004

Mbretërsha Elisabet e II-të e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princi Filip zhvillon vizitën e katërt shtetërore në gjermani. Krahas bisedimeve me elitën politike është planifikuar edhe një koncert i organizuar nga vetë mbretëresha me qëllim që të mblidhen donacione për rindërtimin e Frauenkirche në Drezden. Kjo kishë e shkatërruar qysh prje bombardimeve të aleatëve në Luftën e Dytë Botërore ka mbetur e parestauruar për mungesë fondesh.

https://p.dw.com/p/Ary1
Mbretëresha Elisabet e II-të
Mbretëresha Elisabet e II-tëFotografi: AP

Së pari një citat nga artikulli i së përditshmes "Die Welt": Mbretëresha vjen për herë të katërt në Gjermani. Qysh prej shekuj monarku britanik mbretëron dhe nuk qeveris. Por në qendër të kësaj vizite do të jenë vlerat morale dhe simbolike, e jo bisedat e rënda në orët e vona të mbrëmjes. Programi në Berlin, Brandenburg dhe në Nordrein-Vestfali është teknologjia, bashkëpunimi dhe zgjerimi i investimeve britanike. Protokolli ë shtë aq i ngjeshur, saqë nuk mund të ketë vend dizharmoni. Spekulimet i mbeten bulevardit dhe lojës së shëmtuar për gjoja kërkesën dhe më pas përgënjeshtrimin e saj lidhur me shfajësimin për bombardimet e Luftës së Dytë Botërore. Interesant është të mësohet se sa britanikë të njohur dhe të panjohur do të angazhohen për restaurimin e Frauenkirche në Drezden. Sot do të nisë një vizitë midis miqsh, që dinë ta vlerësojnë miqësinë."

A duhet të kërkojë falje mbretëresha për bombardimet apo jo? këtë pyetje shtron komentatori i gazetës "Neue Osnabrücker Zeitung": "Pyetja nëse mbretërsha duhet të kërkojë falje gjatë vizitës në Gjërmani ëhstë e gabuar. E për cfarë duhet të shfajësohet Elisabeta e II? Bombardimet masive të britanikëve ndaj qytteve gjermane në Luftën e Dytë Botërore ishin të tmerrshme dhe tronditëse. Edhe sot e kësaj dite konsiderohet si bazë e sigurtë studimore, që vecanërisht sulmi ndaj Dresdenit të tejmbushur me refugjatë i përmbush kushtet e një masakre, që mund të konsiderohet si krim lufte. Por c´ka të bëjë mbretëresha me këtë? Asokohe ajo ishte vetëm një dëshmitare minorene e kohës dhe jo autore. Ajo mund të këkrojë falje, ashtu sic e presupozon edhe vetë fjala, në rast se është e ngarkuar me faj. ...Komentatori arrin në përfundimin, se donacionet për kishën e Drezdenit sinjalizojnë me qartë se cdo pseudoshfajësim vetëdijen britanike, që edhe një luftë e drejtë si ajo kundër Gjermanisë naziste nuk i justifikon të gjitha mjetet. E kjo është e rëndësishme."

Vecojmë edhe një vlerësim nga artikulli i gazetës buklevardeske të Këlnit "Express": "Mbretëresha po vjen. Çdo përulje kortezie, cdo kostum, çdo mënyrë sjelljeje po bëhet objekt bisede në një republikë, ku tashmë vetëm nëpër librat e historisë flitet për perandorë dhe mbretër. Vizita e mbretëreshës angleze në Gjermani po zgjon nostaligjitë e vjetra. Mall për botën e dlirtë, për kohët e mira e të shkuara. Sa i përket aspketit të cështjeve politike kjo vizitë nuk ka ndonjë peshë. Por në pikëpamjen politiko-emocionale kjo vizitë na prek ne më shumë se cdo takim tjetë ri nivelit të lartë. Raporte e ndërvarura të politikës botërore janë bërë aq të koklavitura, sa që mendimi për një instucion si oborri mbretëror britanik të bën esëll. Jo sepse ne kemi nostalgji për monarkinë, por duke e ditur që në këtë botzë të ftohtë ende ka mbretër, ne u kthehemi ditëve të pafajshme të fëmijërisë. Bashkë me mbretëreshën që po vjen po fryn edhe një fllad ëndrrash. Her Majesty, you´re welcome!"

Së fundi në pasqyrën e shtypit vecojmë edhe një informacion nga emisioni special i kanalit të dytë televiziv të Gjermanisë ZDF për vizitën e mbretëreshës angeleze. Udhëtim drejt rrënjëve, titullohet njëri nga kapitujt e kësaj specialeje: "Vizita e Elisabetës së II-të në Gjermani është një udhëtim drejt rrënjëve të saj. Në fakt në Buckingham Palast mbretëron një pinjolle e princërve von Sachsen-Coburg-Gotha. Emri i familjes Windsor është një shpikje, sepse gjatë Luftës së Parë Botërore për ruajalistët kish rëndësi imazhi i britanikut të pastër. Por duhet të kthehesh shumë prapa në kohë për të gjetur anglezin e vërtetë në fron. Qysh në vitin 1714 princi trashëgimtar gjerman Georg Ludvik von Hannover mbajti në dorë skeptrin mbretëror. Në moshën 13 vjecare si King Georg i I-rë ai kurrë s´mësoi anglisht. Deri në shekullin e 20 familja mbretërore i kërkonte partnerët e saj tek fisnikëria gjermane. Kështu në vitin 1840 mbretëresha Viktoria u martua me Princin Albert von Sachsen-Coburg-Gotha. Vetë Elisabeta është martuar me një burrë që flet mirë gjermanisht dhe pjesa më e madhe e familjes së tij është në Gjermani. Por Nëna mbretëreshë që tashmë ka ndërruar jetë asnjëherë nuk i vlerësoi gjermanët. Skocezja gjithnjë i ka quajtur ata hunë."