1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vladimir Kristo është Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Arben Muka23 Maj 2007

Presidenti Alfred Moisiu dekretoi të mërkurën si kryetar të Gjykatës Kushtetuese, ish zevendeësministrin e Drejtësisë Vladimir Kristo

https://p.dw.com/p/ArVA
Kuvendi Popullor
Kuvendi PopullorFotografi: DW / Aida Cama

Votimi i tij në parlament është formal pasi mazhoranca ka shprehur menjëherë vlerësime pozitive për kandidaturën që ka paraqitur Moisiu. Kështu zgjidhet njëra prej çështjeve që ka krijuar mjaft tension politik në Shqipëri ditët e fundit.

Presidenti Moisiu i dërgoi deputetëve mesditën e së mërkurës një dekret të tij, për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetuese të Vladimir Kristo, i cili vetëm një muaj më parë ishte caktuar si anëtar i kësaj Gjykate. Pas afër një jave që vendi i drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese mbeti vakant duke ngajllur polemika të nxehta në rradhët e politikës, Presidenti i ka dhënë zgjidhje problemit duke emëruar në këtë post një figurë që duket se preferohet nga rradhët e shumicës. Juristi me përvojë Vladimir Kristo ka punuar në disa poste në qeverisjet e së djathtës, madje nje nga detyrat e tij të fundit për afër një vit e gjysëm ka qënë si zëvendësministër i Drejtësisë.

Presidenti duke paraqitur emrin e tij për të marrë dhe pëlqimin e deputëtëve ka sqaruar se në procedurat që ka ndjekur për këtë rast nuk ka asnnjë vonesë apo gabim njerëzor në lënien bosh të vëndit të kreut të Gjykatës Kushtetuese. Ai shprehet se ka zbatuar vetëm ligjin dhe afatet, duke hedhur poshtë akuzat dhe kritikat e rrepta të mazhorancës që e cilësoi aktin e tij si "një vonesë e papërgjegjshme që bllokoi për disa ditë punën në një institucion të pavarur".

Mazhoranca e ka mirëpritur kandidaturën e Kristos duke e konsideruar dhe siç u shpreh deputeti i PD-së Astrit Patozi, si " një reflektim të presidentit". Patozi bëri lavde për punën dhe angazhimin e Vladimir Kristos, duke e quajtur si një emër dinjitoz.

Por nga ana tjetër opozita po tregohet e përmbajtur, duke mos fshehur dhe dyshime për figurën e kandidaturës së presidentit. Kjo lidhet me kryerjen e funksioneve të tij në adminitratën ekzekutive të djathtë. Petro Koçi, nënkryetar i grupit parlamentar socialist e konsideroi vendimin e Preidentit për Kriston si "të marrë nën presionin e pashembullt politik nga rradhët e mazhorancës". Sa i takon faktit se opozita do të votojë pro a kundër kësaj kandidature në seancë plenare Koçi tha kjo do të vendosje zyrtarisht në mbledhjen e grupit.

Duke qënë se një dekret i tillë presidencial kalon në parlamënt dhe me shumicën e thjeshtë të votave, mendohet se votimi të hënë e ardhshme për Vladimir kriston si kryetar i Gjykates Kushtetuese do të jetë thjesht një formalitet përderisa maxhozhanca ka shprehur të maërkurën mbështetje për këtë dekret të Presidentit.