1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vlera e logos së prodhimeve bio

2 Korrik 2010

Prodhuesit gjermanë të ushqimeve biologjike nuk e mirëpresim patjetër vulën e BE. Sepse ndërmarrjet kanë të drejtë të përdorin shenjën ekologjike, megjithëse i plotësojnë vetëm pjesërisht kushtet ekologjike.

https://p.dw.com/p/O8dC
Prej 1 korrikut kjo logo duhet të jetë mbi të gjitha prodhimet biologjike.

Laramanë janë viçat Hereford, që hanë bar në fermën Landwerthof në Stahlbrode jo larg tragetit që të çon në ishullin Rügen. Duket se vapa e verës nuk i pengon. Ata vazhdojnë të bluajnë ushqimin pa u penguar. Shumica janë viça për t'u therur, por ka edhe 70 lopë nëna, që kujdesen për të vegjëlit. Blegtori Hans-Jürgen Wellnitz e njeh secilën kafshë. Një racë, që kënaqet me pak, si e bërë enkas për bujqësinë ekologjike.

"Kjo do thotë, se ata janë jashtë në çdo kohë të vitit. Ushqehen me silazh, kashtë dhe ujë. Ne përpiqemi që të garantojmë një shtim të lartë të peshës ditore me 1000 gram. Kur kafshët janë gati për t'u therur, pra kanë një peshë prej 300 kg, atëherë kemi rrugë të shkurtër deri te thertorja. Ata e bëjnë pa stres rrugën e tyre të fundit."

Kühe im Stall
Fotografi: DW

Deri aty janë vetëm disa metra. Pas therrjes mishi përpunohet brenda gjashtë orëve. Ky quhet përpunim i mishit të ngrohtë, aty shfrytëzohen procese natyrore të konservimit.

Sipërmarrja përbëhet nga disa bujq të zonës, që prodhojnë në mënyrë biologjike. Ata të gjithë i shesin prodhimet e tyre bashkarisht me markën "LandWert". Kriteret janë të larta, produktet ofrohen si delikatesa ekologjike. 30 punonjës janë të punësuar aty, ndër ta edhe një kuzhinier i njohur, i cili përgatit marmelada dhe pasta për të lyer bukën. Ka edhe një dyqan dhe një restorant të madh, i cili është i hapur edhe për martesa dhe festa të tjera.

Hahn auf einem Bauernhof
Gjel në një fermëFotografi: bilderbox.de

"Prodhime biologjike mund të ketë kudo, në gjithë Gjermaninë në gjithë BE. Ne flasim për koncepte krahinore, për një qarkullim krahinor. Ne duam që rajoni t'i jetojë vlerat e veta."

Një koncept që i drejtohet edhe konsumatëorëve të rinj. Një pjesë e fermës Landvert është e hapur për udhëtimet e klasave të shkollave. Në kuzhinë këtë paradite ndodhet një grup nxënësish të klasës së katërt. Ata kanë këputur erëza në kopësht, tani djemtë dhe vajzat dhjetëvjeçarë qëndrojnë përreth një tavoline të madhe

"Këtu ka gjëra të ndryshme, majdanoz, nuk e di mirë, sallatë, qepë të njoma dhe këto i perdorim për te bërë pesto. Ne so të do të gatuajmë spageti me pesto dhe tani po ndajmë mënjanë barërat e këqija."

Nxënësit e shkollës fillore me mësueset e tyre do të qëndrojnë një javë në fermën Landwert. Në këtë kohë ata mësojnë disa gjëra që fëmijët e qytetit i hasin rradhë thotë drejtuesja e projektit Kristina Freyberger.

"Fëmijët duhet të njihen me jetën në fermë. Ata janë ndarë në grupe, një grup që pjek, një që gatuan, dhe një grup në kopësht dhe me kafshët. Ata tani janë duke mjelë dhitë. Pra ne këtu kemi dhi, pula dhe momentalisht dy pata. Më vonë duam të kemi më shumë kafshë, të gjitha kafshë të dobishme. me qëllim që fëmijët të mund të shohin, se për çfarë mund t'i përdorin kafshët."

Autor: Sabine Kinkartz/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani