1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160610 Bodenschätze Afghanistan

17 Qershor 2010

Ministria amerikane e Mbrojtjes befasoi botën fundjavën e kaluar me një lajm sensacional. Në Afganistan janë zbuluar thesare nëntokësore me vlerë prej afro një bilionë dollarësh.

https://p.dw.com/p/NsrV
Pasuritë e shpëtuara kulturore të Afganistanit, tregohen në një ekspozitë në Bon.
Pasuritë e shpëtuara kulturore të Afganistanit, tregohen në një ekspozitë në Bon.Fotografi: Thierry Ollivier/Musee Guimet

Një zbulim, që mund ta vendosë mbi një fundament të ri ekonominë afgane dhe të influencojë në rrjedhën e luftës, pohuan zyrtarë të lartë amerikanë. Në Hindukush duhet të ndodhen rezervat e dyta në botë të litiumit, pas Bolivisë, që zë vendin e parë. Përveç kësaj rezerva të mëdha me hekur, bakër, kobalt dhe ar. Për kryekomandantin e e njësive amerikane në rajon, gjeneralin David Petraeus, zbulimi përbën një "Potencial shumë të madh". Befasuese për afganët nuk është lajmi vetë, por momenti i shpalljes së tij.

Njoftimi i Pentagonit për zbulimin e pasurive nëntokësore afgane dhe potencialin ekonomik të tyre ka tërhequr vemendjen. Në Afganistan njerëzit e presin këtë me gëzim. Këshilltari i Presidentit afgan Hamid Karsai për minierat, Abdurrahman Ashraf, thotë se qeveria e tij do t'i shqyrtojë në detaj informacionet e Uashingtonit. "Ne na janë dorëzuar të dhëna, që janë të domosdoshme për nxjerrjen e burimeve minerare. Ne do të punojmë me to. Ne do të marrim prova në vend dhe do të studjojmë përqindjen e mineralit në depozita të ndryshme. Pastaj mund të themi, se në cilat vende ia vlen të hapësh miniera dhe ku jo."

Afganistan
AfganistanFotografi: National Geographic

Informacionet në duke të reja të qeverisë amerikane dihen prej kohësh. Gjatë pushtimit të Afganistanit gjeologë sovjetikë kishin bërë kërkime. Pas tërheqjes së ushtrisë së kuqe, gjeologët afganë i fshehën hartat, që kishin lënë kolegët e tyre sovjetikë. Informacionet mbeten për aq kohë të bllokuara, derisa fuqitë perëndimore përzunë talibanët nga Kabuli në vitin 2001.

Shtëpia e Bardhë në Uashington duket se nuk u kushtoi vëmendje pasurive, derisa para pak kohe një raport i brendshëm i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes e cilësonte me afro një bilion dollarë vlerën e depozitave minerare natyrore në Hindukush.

Eksperti afgan i ekonomisë Sayfuddin Sayhoon beson, se ekspertët amerikanë biles e vlerësojnë më pak se ç'është pasurinë e vendit të tij. "Unë besoj se SHBA nuk kanë sjellë informacione të reja për depozitat natyrore në Afganistan. Në fakt kanë prezantuar sërish informacionet e vjetra. Shifrat e dhëna nga amerikanët janë më shumë të zvogëluara. Disa burime të tjera flasin biles për një vlerë prej gjashtë bilionë dollarësh."

Ekspertët në Kabul vrasin mendjen, se përse Uashingtoni e bëri publik pikërisht tani këtë lajm sensacional. Disa prej tyre spekullojnë se Shtëpia e Bardhë mundohet t'u tregojë qytetarëve amerikanë, që ushtarët amerikanë nuk luftojmë më kot atje, por se në Afganistan bëhet fjalë për shumë para.

Pasuritë e shpëtuara kulturore të Afganistanit, tregohen në një ekspozitë në Bon.
Pasuritë e shpëtuara kulturore të Afganistanit, tregohen në një ekspozitë në Bon.Fotografi: Thierry Ollivier/Musée Guimet

Eksperti i ekonomisë Sayhoon supozon edhe motive të tjera. "SHBA na paralajmërojnë dhe na sugjerojnë ne afganëve, që të mendojmë për shfrytëzimin dhe përdorimin e këtyre pasurive nëntokësore. Përveç kësaj lajmi duhet të zgjojë interesin e firmave perëndimore. Duket sikur disa firma perëndimore mendojnë që tani për nxjerrjen e burimeve nëntokësore në Afganistan."

Ndoshta është kjo arsyeja, se përse eksperti i Karsait për pasuritë nëntokësore, Abdurrahman Ashraf, mundohet t'i ulë shpresat: "Për nxjerrjen dhe shitjen e këtyre pasurive natyrore nevojiten njohuri të veçanta teknike, të cilat ne momentalisht nuk i kemi. E pastaj brezi ynë nuk ka të drejtën t`i shesë të gjitha."

Ashraf aludon se dëshira është më e madhe që pasuritë nëntokësore t'i shiten të interesuarve në Kinë apo Indi se sa blerësve perëndimorë. Ai e shpjegon këtë me vendndodhjen pa dashur të kalojë në detaje. Ekspertët i vlerësojnë këto deklarata si përpjekje të qeverisë në Kabul, për t'i shfrytëzuar pasuritë nëntokësore si gurin e fundit të shahut për të vënë kundër njëri-tjetrit perëndimin, kinën dhe Indinë dhe për të mbajtur të gjitha dyert e hapura.

Autor: Arif Farahmand/ Cem Sey/Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama