1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Von Donnersmarck fiton çmimin Oscar me "Jeta e të tjerëve"

Sandra Vogell26 Shkurt 2007

Regjisori gjerman Florian Henckel von Donnersmarck fitoi dje çmimin Oscar për filmin e tij 'Das Leben der Anderen'/'Jeta e të tjerëve' në kategorinë filmi më i mirë në gjuhë të huaj

https://p.dw.com/p/AqxT
Von Donnersmarck duke marrë Oscar-in
Von Donnersmarck duke marrë Oscar-inFotografi: AP

Është ky një film mbi dramën e shkaktuar nga sigurimi i shtetit në Gjermaninë e ndarë më dysh, një film mbi efektin shkatërrues të shërbimit të fshehtë të Republikës Demokratike Gjermane në jetën private të shtetasve. Ai lind në Këln. Fëmijërinë dhe rininë e kalon në New York, Berlin, Frankfurt dhe Bruksel. Fillimisht ai studion në New College në Oxford. Më pas nis karriera e tij në film, e cila e çon së pari në shkollën e lartë për televizion dhe film në Mynih.

Një portret i fituesit

'Sikur ta fitoj Oscar-in, atëherë do të jem ish-trajneri i kombëtares Jürgen Klinsmann që megjithatë ka arritur të fitojë Kampionatin Botëror të Futbollit', kishte thënë Florian Henckel von Donnersmarck përpara ndarjes së çmimeve Oscar. 'Jam mbreti i botës!', thirri nga tribuna regjisori kanadez James Cameron pas fitimit të çmimit të tij Oscar me filmin 'Titaniku'. Stili i Donnersmarck-ut është një tjetër. Ai është modest, por në të njëjtën kohë tejet i sigurt. Një burrë dy metra i gjatë me autoritet, që nuk 'rrëshqet' as në tribunën e Oscar-it.

"Falënderim prodhuesve, aktorëve të mi, tërë ekipit, Gjermanisë dhe Bavarisë, Arnold Schwarzenegger-it sepse më mësoi të fshija nga fjalori im fjalët 'Nuk mundem' dhe gruas sime Christiane - të dua."

'Jeta e të tjerëve', në fund kinematografia elegante, precize dhe e xhiruar në mënyrë klasike ishte më e afërt për akademinë sesa konkurrenti i madh nga bota e fantazisë, filmi meksikan "Pan's Labyrinth'.

Von Donnersmarck nuk e priste detyrimisht fitimin e çmimit, por ai e meriton atë, dhe këto nuk janë fjalë boshe. Të gjithë regjisorët e rinj punojnë me shumë përkushtim në debutimet e tyre, por të investosh pesë vite jete në filmin e parë, ta përpunosh me përpikmëri të skajshme një temë historike, të zhytesh për muaj të tërë në detaje, të mos bësh kompromise, kjo kërkon guxim, me forcë vullneti, pak marrëzi dhe një dashuri të pakusht për filmin.

"Ky është një vendim që duhet marrë për veten. Kërkon në radhë të parë të jetosh mirë apo të bësh film të parë pikërisht një film, të cilit i rri besnik."

Një regjisor që me veprën e tij të parë të paraqesë një film kaq të kompletuar, kaq të pjekur përmbajtësisht dhe vizualisht, nuk ka pasur në Gjermani. Donnersmarck është një perfeksionist i zellshëm. Ai ka nën kontroll çdo centimetër katror të ekranit - një formues klasik pamjesh si Alfred Hitchcock-u.

Donnersmarck është jashtëzakonisht miqësor, është në gjendje të dëgjojë me vëmendje. Këtë ai e bën edhe gjatë xhirimit. Dëgjon me durim se çfarë propozimesh kanë kolegët më me përvojë, dhe bën më pas pikërisht atë që do.

1,5 milionë shikues e kanë parë në Gjermani filmin 'Jeta e të tjerëve' dhe kështu duhet të jetë, gjykon Donnersmarck. Një lirik mund të shkruaj për veten dhe për një rreth të vogël, por prodhuesit e filmave që nuk mendojnë për publikun nuk do të kenë më shanse.

"Për mua ka shumë rëndësi që filmi të mbahet direkt emocional dhe që të punoj vërtet për shikuesin. Unë dua të përcjell një përjetim kinematografik me ndjenjë dhe fare direkt. Nuk besoj në kinematografinë elitare."

Donnersmarck ka punuar shumë javët e fundit për fitimin e çmimit Oscar dhe për pranimin e filmit të tij në SHBA. Ai ka lëvizur nga një kinema në tjetrën për t'i bërë reklamë 'Jetës së të tjerëve'. Mendërisht dhe fizikisht kjo është një punë e mundimshme, të cilën ai e pranon po problem.

"Kjo është diçka, të cilën unë ia kam premtuar gjithnjë vetes: Në qoftë se do të vinte dikur çasti që prej meje të kërkohej shumë, atëherë unë vetëm do të kënaqesha nga kjo. Sepse kjo është shumë më e bukur sesa faza e dëshpëruar, gjatë së cilës të tjerët janë inderentë ndaj teje."

Oscar-i nuk është gjithnjë krijesë e muzave. Shpesh atë e qeshin si fushatë reklame në veshje artistike, por në rastin e Donnersmarck-ut ai i jepet një artisti që ka punuar pa hesap për filmin e tij duke e përçuar vizionin e tij me shumë stil dhe frymëzim.