1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vriten dy persona gjatë një sulmi në Halle

9 Tetor 2019

Policia në Halle e ka konfirmuar se janë vrarë dy persona me armë zjarri. Nuk përjashtohet sfondi terrorist i sulmit.

https://p.dw.com/p/3Qy1z
Deutschland Tote nach Schüssen in Halle
Fotografi: Reuters/M. Gaul

Autoritetet e qytetit Halle njoftojnë, se në zonën Paulus ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kjo zonë shtrihet në veri të qytetit. Në atë pjesë gjendet edhe një sinagogë. Hebrejtë e mbarë botës festojnë tani ditën Jom Kippur. Deri tani nuk dihet saktë nëse të shtënat me armë zjarri kanë të bëjnë me të këtë festë dhe nëse ato kanë sfond terrorist. Policia menjëherë ka bllokur vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetime.

Arrestohet një i dyshuar

Deutschland Tote nach Schüssen in Halle
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Willnow

Banorëve të qytetit Halle u është kërkuar që të mos dalin jashtë dhe të qendrojnë në vende të sigurta. Dëshmitarët okularë njoftojnë për një sulmues me armë, të veshur me veshje luftarake. Bëhet e ditur se ka pasur edhe një shpërthim me eksploziv në varreza.

Mediat gjermane njoftojnë, se sulmuesi ka qenë i armatosur dhe ka pasur një helmetë dhe maskë mbi kokë. Ai ka shtënë në drejtim të një restoranti, e më parë ka hedhur edhe një mjet shpërthyes, por mjeti shpërthyes nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Në restoran kanë qenë në kohën e sulmit 5-6 persona, thotë një dëshmitar okular, i cili ishte fshehur në tualet. Sipas të gjitha gjasave, si pasojë e këtij sulmi janë vrarë dy persona.

Të shtëna edhe në Landsberg

Njëkohësisht me të shtënat në Halle, të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra më larg. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe policia, por deri tani nuk ka të dhëna për pasojat. Vendet e sulmeve janë bllokuar nga policia.

bc/uh/sti (dpa, afp)