1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vritet avokati mbrojtës i Sadam Huseinit - Vrasja e tretë gjatë procesit

Bjërn Blashke21 Qershor 2006

Në Irak pak përpara pretencës së mbrojtjes në procesin kundër ish-diktatorit Sadam Husein, është vrarë avokati mbrojtës i tij. Avokati Shaim al-Obeidi është vrarë prej "terroristëve", njoftoi televizioni Al Irakija. Ky është i treti avokat që vritet qysh pas fillimit të procesit kundër Sadam Huseinit dhe shtatë funksionarëve të tjerë të regjimit të tij.

https://p.dw.com/p/ArLC
Avokatët mbrojtës të Sadam Huseinit në proces, në mes Shaim al-Obeidi
Avokatët mbrojtës të Sadam Huseinit në proces, në mes Shaim al-ObeidiFotografi: AP

Sërish është vrarë një avokat mbrojtës në të ashtuquajturin procesi i Dudshailit, që zhvillohet kundër Sadam Huseinit dhe disa ish-funksionarëve të tjerë të regjimit të tij. Shaim al-Obeidi, që mbronte si Sadamin edhe vëllain e tij Barzan al-Tikriti, u vra në Bagdat, njofton televizioni irakian. Mbrojtësi kryesor Khalil al-Dulaimi, deklaroi, se kolegu i tij është rrëmbye rnga shtëpia prej njerëzve të veshur me uniformë policie dhe më vonë është vrarë. Isam Isam Gasavi, gjithashtu një avokat në ekipin e mbrojtësve të Sadam Huseinit, që vazhdon ta quajë klientin tij "president" i tha televizionit gjerman ARD në Aman: "Çdokush, që mbron vullnetarisht presidentin, duhet ta dijë qysh në fillim, se mund t avrasin."

Kjo s´është e vështirë të kuptohet, sepse al-Obeidi është i treti jurist që vritet në procesin që vazhdon. Nëntorin e kaluar persona të panjohur hapën zjarr ndaj dy avokatëve mbrojtës të të bashkëakuzuarve me Sadam Huseinin. Juristi Abdil Mohamed Abaz u vra, ndërsa jursiti tjetër u plagos dhe u largua nga Iraku. Në fund të tetorit vitin e kaluar - ishte vrarë edhe avokati Sadun Janabi. Ai pati të njëjtin fat si edhe kolegu i tij i vrarë të mërkurën(21.06.06). Edhe ai u rrëmbye nga zyra prej personave të panjohur dhe u gjet i vrarë në Bagdat. Autoritetet irakiane pretendonin më vonë, se i kishin ofruar mbrojtje atij, por Janabi e kish refuzuar atë.

Faktikisht avokatët mbrojtës qysh në ditët e para të procesit janë ankuar për masat e sigurisë. Ndër të tjera, sepse atyre për të hyrë në zonën e ashtuquajtur e gjelbër, pra zona e sigurisë s ëlartë, ku zhvillohet procesi u duhej të prisnin në radhë të gjata si të gjithë vizitorët e tjerë. Ndërkohë që antarët e tjerë të tribunalit hynin pa u diktuar në këtë zonë.

Disa avokatë, si dhe kryetari i ekipit të mbrojtjes al-Dulaimi janë transferuar në Aman, ndërkohë që avokati i vrarë al-Obeidi donte të qëndronte në Bagdat. I pyetur se çfarë do të bëjnë tani kolegët e tij pas vrasjes së tretë, nëse do të kërkojnë masa më të forta sigurie, avokati Isam Isam Gasavi thotë: "Jo, ne nuk do të lutemi, sepse ne na kanë kërcënuar hapur edhe në praninë të gjyqtarit dhe asnjë mas ës´është ndërmarrë. E vetmja gjë që ka bërë gjyqtari ishte nxjerrja nga salla e personit që na kërcënoi."

Sadam Huseini dhe të bashkëakuzuarit e tjerë duhet të japin llogari për masakrën e kryer pas një atentati ndaj diktatorit në qytezën Dudshail. Më 10 qershor do të mbahet pretenca e fundit e mbrojtjes, ndërsa prokurori e dha pretencën të hënën (19.06) duke këkruar dënimin me vdekje. Sadami duhet të përgjigjet edhe në procese të tjera për të tjera krime.