1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vritet një aktivist i Hamasit në Rripin e Gazës

3 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0d5

Gjatë një sulmi ajror të izraelitëve kundër një pozicioni të Hamasit në jug të Rripit të Gazës është vrarë një aktivist i organizatës radikale islamike dhe janë plagosur shumë të tjerë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelit bëri të ditur se sulmi i kryer në territorin mes Çan Junis dhe Rafahut është reagimi ndaj sulmeve me granata të palestinezëve kundër një fshati izraelit. Dje presidenti i palestinezëve Mahmud Abaz i lëvizjes së moderuar Fatah u takua me përfaqësues të Hamasit. Abaz bëri të qartë se dialogu me Hamasin mund të rifillojë vetëm nëse kjo organizatë do të dorëzojë pushtetin në Rripin e Gazës.