1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuçiq: "Ne u treguam solidarë"

20 Janar 2017

Serbia vazhdon të synojë antarësimin në BE, thotë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedë për DW. Në intervistë për DW flet mbi çështjen e refugjatëve.

https://p.dw.com/p/2W4Sq
Schweiz Aleksandar Vucic in Davos
Fotografi: picture-alliance/dpa/J.-C. Bott

DW:  Aktualisht mijëra refugjatë ndodhen në Serbi. Vendi juaj është kritikuar nga shumë anëtarë të BE-së për shkak të qendrimit ndaj refugjatëve? 

Aleksandar Vuçiq: Serbia kritikohet nga shtetet e BE-së për këtë çështje? Unë nuk e kam dëgjuar këtë - dhe nëse do takisha dëgjuar, menjëherë do të kisha reguar, sepse vendi ynë ka pranua më shumë emigrantë se sa 60% e vendeve të BE-së. Ne kujdesemi më migrantët në vendin tonë, por është e vështirë, që të kujdesesh për dikë, i cili kërkon kontrabandistë për të arritur në BE. Këta njerëz nuk duan të qendrojnë në vendstrehimet që ofrojmë ne për refugjatët, ky është prblemi kryesor.

Ne i zgjidhim çdo ditë të gjitha këto probleme dhe mendoj, se jemi treguar solidarë me migrantët. Ne ndryshe nga shumë vende të BE-së, e kemi përshëndetur sistemin e shpërndarjes së refugjatëve sipas kuotave të propozuar nga kancelarja Angela Merkel.

Ndërkohë ndodhen 10.000 migrantë në Serbi. Sa ka në Slloveni? Sa ka në Kroaci? Sa ka në vende të ndryshme të BE-së? Asnjë! kjo do të thotë, që të paktën ka diçka, që ne e bëjmë më mrië se vendet e BE-së.

A prisni më shumë mbështetje për Serbinë në krizën e refugjatëve?

Shumë vende të BE-së kërkojnë gjtihnjë e më shumë. Ne kemi marrë një mbështetje nga BE-ja dhe Gjermania sapo na ka pyetur, nëse kemi nevojë për më shumë ndihmë. Deri tani ia kemi dalë me të gjitha. Të shohim, se çfarë do të sjellë e ardhmja. Nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë mbështetje.

Ne çfarë drejtimi po zhvillohet BE-ja sipas mendimit tuaj?

Europa ka nevojë për më shumë unitet, nëse bvende anëtare duan që unioni të mbijetojë. BE-ja duket shumë më e dobët se dikur, por unë ende besoj, që ky është vendi më i mrië në botë, ku mund të jesh pjesë. Pavarësisht trazirave, që po kalon kjo bashkësi. Serbia vazhdon të synojë antarësimin në BE. Ne ndajmë të njëjtat vlera.