1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuloset zyrtarisht fundi i gazetës ekonomike "Financial Times Deutschland"

dpa/afp/PP24 Nëntor 2012

Pas ditë të tëra spekulimesh u vulos zyrtarisht fundi i gazetës ekonomike "Financial Times Deutschland". Numri i fundit i gazetës do të botohet më 7 dhjetor.

https://p.dw.com/p/16ozN
Fotografi: picture-alliance/dpa

Më shumë se 300 punonjësit e grupit mediatik Gruner + Jahr-Wirtschaftsmedien reaguan me hutim të madh, lot në sy dhe dhimbje kur morën vesh lajmin. Prej shkurtimeve nuk janë të prekur vetëm punonjësit e gazetës ekonomike "Financial Times Deutschland" por edhe ata të revistës "Capital", "Impuls" dhe "Exchange Online". Prej mbylljes së kësaj gazete do të humbasin vendet e punës 258 vetë në Hamburg, 42 në Frankfurt dhe 14 në qytete të tjera.

Financial Times Deutschland
Financial Times DeutschlandFotografi: picture-alliance/dpa

Për shkak të humbjeve që po vazhdojnë që prej vitit 2000, bordi i grupit mediatik Gruner + Jahr-Wirtschaftsmedien nuk sheh asnjë rrugë për ta vazhduar botimin e gazetës, tha të premten shefja e koncernit mediatik G+J-Deutschland Julia Jäkel. Për një version vetëm online botuesit nuk shohin ndonjë shans për sukses. Për shkak të krizës financiare kompania e mblodhi në vitin 2008 stafin në Hamburg, për të zvogëluar në këtë mënyrë shpenzimet. "Edhe pse u arritën kursime të konsiderueshme, këto nuk ishin të mjaftueshme për të kompensuar rënien e të ardhurave prej reklamave." Edhe në vitin 2012, mediat ekonomike bënë humbje të konsiderueshme, tha Jäkel.

Charta für die Pressefreiheit

Për dy revistat e tjera të koncernit mediatik G+J-Deutschland "Impulse" dhe "Bërse Online" po shihen si mundësia e shitjes dhe ajo e menaxhimit buy-out, pra blerjes prej menaxherëve të brendshëm. Nëse kjo dështon, edhe për këto dy revista të ekonomike planifikohet që të mbyllen. Ato që do të vazhdojnë janë revistat e konsumatorëve "Facts & Figures" (Fakte dhe Shifra). Revista mujore me traditë "Capital" do të vazhdojë të botëhet nga Berlini dhe do të ketë njëorientim të fortë drejt politikës ekonomike. Po ashtu do të vazhdojë edhe botimi i  revistës gjashtëmujore "Business Punk". Redaksia e reduktuar do të drejtohet në fazën e rindërtimit nga Steffen Klusmann. Në javët e ardhshme do të vendoset për fatin e 314 punonjësve të prekur direkt prej shkurtimeve.