1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"WAZ Meddien Gruppe" prezente dhe në Shqipëri

Arben Muka / Tiranë3 Korrik 2008

Të mërkurën në mbrëmje në Tiranë është finalizuar bashkimi i grupimit mediatik shqiptar Vizion Plus me kompaninë e njohur ndërkombëtare "WAZ Meddien Gruppe".

https://p.dw.com/p/EVLI
WAZ-Mediengruppe në Essen, Gjermani
WAZ-Mediengruppe në Essen, GjermaniFotografi: dpa

Interesimi nga afër i Grupimit të fuqishëm mediatik ndërkombëtar "WAZ Meddien Gruppe" në Shqipëri ka nisur para më shumë se dy vjetësh. Përfaqësuesit e saj kanë monitoruar performancën në treg të kompanive kryesore mediatke vendase, për të përzgjedhur më të përshtatshem për blerjen e aksioneve. Të mëkurën në mbrëmje në Tiranë, WAZ-i ka shpallur zyrtarisht blerjen e paktës kontrollluese të aksioneve nga kompania mediatike shqiptare Vizion Plus. Sipas drejtuesit të WAZ-it Bodo Hombach, Vizion Plus në Shqipëri ka dhënë prova "për paanshmërinë dhe profesionalizmin në tregun vendas mediatik, si dy elementët thelbësorë për i arritjen e kësaj marrëveshjeje".


Kështu hartës së aktivitetit të WAZ Meddien Gruppe në vende të ndryshme të botës i shtohet dhe Shqipëria. Ky grupim ndërkombëtar kontrollon ose ka aksionet e veta dhe në rreh 500 tituj gazetash e media radiotelevizive si në Gjermani, Vietnam, Rusi, Austri, Hungari, Serbi, Mal të Zi, Kroaci e Ukrahinë. Janë mbi 145 tituj, 16 mijë gazetarë që punojnë për llograi të ëAZ-it, 362 botime periodike, 10 radio, si dhe shumë shërbime të dizhitalizuara.


Drejtori i Përgjithshëm i Vizion Plus në Shqipëri, Genc Dulaku, e shikon bashkëpunimin me këtë grupim të fuqishëm mediatik një hap cilësor "jo vetëm për kompnainë e tij, por për të gjithë median në Shqipëri, në konsolidimin e standarteve dhe në shërbim të procesve integruese të vendit në strukturat euroatlantike".

Ekspertët e shikojnë hyrjen e WAZ-it në tregun shqiptar si nxitje për konkurencën mes mediave kryesore elektronike dhe ato te shkruara.