1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Xhefry Hun: Statusi i Kosovës brenda këtij viti

Bekim Shehu7 Nëntor 2006

Ministri britanik për Evropë Xhefry Hun, deklaroi në Prishtinë se Briania e Madhe bashkë me anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit dhe BE-në mbeten të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme rreth çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës brenda këtij viti

https://p.dw.com/p/ArbO
Ushtarë britanikë në Prishtinë
Ushtarë britanikë në PrishtinëFotografi: AP
Ministri britanik për Evropë Xhefry Hun tha në Prishtinë se, Britania e Madhe mbetet pranë qëndrimit të shprehur nga Grupi i Kontaktit se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet gjatë këtij viti. Këto komente, ministri britanik për evropë i bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë në kuadër të një turneu ballkanik. Ka shumë çështje që duhet zgjidhur menjëherë dhe të cilat thuhet se mund të rezultojnë me vonesa të vogla, por ne po planifikojmë që vendimi per statusin të arrihet sipas afateve të përcaktuara nga Grupi i Kontaktit”, tha Xhefri Hun. Diplomati Britanik tha se, vendi i tij, bashkë me anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit dhe BE-në, mbeten të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme rreth çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës, duhet të ruajë shoqërinë shumetnike në Kosovë dhe të forcojë stabilitetin rajonal. Në një komunikatë të zyrës britanike në Prishtinë thuhet se, Xhefri Hun mezi pret të takohet me homologët e tij në ballkan si dhe me partnerët kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të diskutuar çështjet që i preokupojnë këto vende në procesin e integrimit. Diskutimet do të përfshijnë përgatitjet për zbatimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, që nënkupton prezencë të vazhdueshme ushtarake që do të ofrojë një ambient të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe një prezencë ndërkombëtare civile për të mbikqyrur zbatimin e zgjidhjes dhe për të siguruar respektimin e dispozitave të saj. Ministri britanik për Evropë, Xhefry Hun i cili sot filloi një turne në vendet e Ballkanit Perendimor, nuk do ta vizitojë Beogradin, ngase konsideron se nuk është momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë ka njoftuar zyra e ambasadës britanike në Beograd. Mirëpo ministri Hun, pas Kosovës do te realizojë vizita edhe në Bosnje, Maqedoni dhe Mal të Zi.