1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Xhon Kerry - sfiduesi i presidentit Bush në zgjedhjet e ardhshme

Daniel Sheshkevic4 Mars 2004

Pas suksesit që shënoi të martën në garën për kandidat, senatori i shtetit Masaçusets, Xhon Kerry thuajse ka siguruar emërimin si kandidat i Partisë Demokratike për t'i bërë sfidë presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit.

https://p.dw.com/p/ArTq
A do të arrijë Xhon Kerry të sfidojë presidentin Xhorxh Bush?
A do të arrijë Xhon Kerry të sfidojë presidentin Xhorxh Bush?Fotografi: AP

Të martën janë pritur goditje në radhën e demokratëve, kjo edhe ndodhi. Me fitorën e tij në nëntë nga dhjetë shtetet, senatori i shtetit Masaçusets, Xhon Kerry, edhe për një hap i është afruar qëllimit të tij për t'u bërë president i ardhshëm i Amerikës. Atij së paku në garën e madhe për president të vendit nga ana e demokratëve emërimin si kandidat nuk mund t'ia marrë askush.

Në anën tjetër, presidenti Bush, i cili në zgjedhjet e nëntorit duhet të fitoje ndaj Kerryt, ka filluar të ndiejë simptomet e para të nervozës. Në anketimet e bëra javët e fundit ai radhitet pas sfiduesit të tij, Kerry. Duke parë këto anketime, Bush ka vendosur që para kohe të fillojë me fushatën zgjedhore, e cila siq duket do të jetë tepër tërheqëse.

Ashtu si edhe para 4 viteve, populli amerikan është i ndarë në dysh. 50 % të elektoratit duket se do të mbështesin demokratët, derisa gjysma tjetër shprehet në favor të republikanëve.

Kur flasim për zgjedhjet në SHBA lirisht mund të thuhet se ato mund të ndryshojnë rezultatin dhe mendimin e elektoratit vetëm disa ditë para mbajtjëve të tyre. Vetëm disa vota më shumë mund ta godasin njërin apo tjetrin kandidat. Por jo vetëm kjo! Edhe një arrestim i mundshëm i Osama Bin Ladenit në prag të zgjedhjeve mund të ndryshojë gjithçka.

Jo vetëm temat qe do të diskutohen gjatë zgjedhjeve si papunësia në vend, borxhet e shtetit, Iraku, lufta kundër terrorit dhe roli i Amerikës në botë, mund të jenë vendimtare për zgjedhjen e Kerryt si president apo fitimin e vizës nga Bushi edhe për katër vitet e ardhshme. Nëse Bushi do të vazhdojë të qendrojë në Shtëpinë e Bardhë apo Kerry të bëhet njeriu numër një i shtetit, do të varet edhe nga vet paraqitja e personalitetit të tyre.

A do të arrije Xhon Kerry të përfitojë elektoratin amerikan si njeri simpatik, por jo si politikan i stërvitur dhe me ekspriencë, apo zgjedhësit nuk do ta pëlqejnë atë si intelektual të tepruar dhe ekscentrik?
Po presidenti Bush kësaj here a do të jetë i suksesshëm me paraqitjen e tij si tip simpatik apo votuesit do ta shohin atë si gënjeshtar sa i përket shkatërrimit të armëve në masë, mbetet të diskutohet deri në zgjedhje.

Bushi dhe Kerry janë dy personalitete krejtësisht të ndryshme.

Teksani me pamje fshatare do të jetë përballë fisnikut elegant dhe të shkolluar të parisë liberale të shteteve lindore të Amerikës. Prejardhje e Kerryt është ndoshta pika më e dobët e tij. Ai do të ishte këshilluar drejt, nëse një person tjetër do të kandidohejë për postin e zëvendëspresidentit, i sili do të fitonte simpatinë në shtetet shumë të rëndësishme në jug të vendit.

Këtë e kishte kuptuar shumë mirë, Xhon Eduards, i cili pasi u tërhoq nga gara u shpreh se do ta mbështet Kerryn. I biri i një fabrikanti nga Karolina e Jugut e kishte vërejtur më mirë se kandidatët e tjerë apelin që duhej drejtuar votuesve, veçanërisht atëherë kur bëhet fjalë për padrejtësitë sociale që bëhen në SHBA.

Për cilin nga kandidatët për zëvendëspresident do të vendos Kerry duhet të presim. Së fundi nëntori është larg dhe deri atëherë mund të ndodhin shumë ndryshime.

Anketimet aktuale, të cilat Kerryn e shohin në përparësi ndaj Bushit janë vetëm opinione që shprehin një mendim të tanishëm. Gara e madhe për Shtëpinë e Bardhë mbetet e hapur. Në fakt ajo tani ka filluar.