1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zërat e shtypit gjerman pas dorëheqjes së Heide Simonis

18 Mars 2005
https://p.dw.com/p/ArwH
Heide Simonis e rraskapitur pas katër raundesh votimi
Heide Simonis e rraskapitur pas katër raundesh votimiFotografi: DW

Pas dështimit të zgjedhjes së kryeministrit në Kiel dhe dorëheqjes së Heide Simonis komentatorët e shtypit gjerman vazhdojnë të hedhin vështrimin në landin e Schleswig-Holstein. Aty është përhapur fjala e mundësisë së krijimit të një koalicioni të madh mes partise socialdemokrate dhe asaj demokristiane.

Gazeta e Bonit "General Anzeiger" shkruan:

"Nuk mbetet asnjë rrugë tjetër e arsyeshme, se sa së pranohet oferta e kandidatit demokristian Carstensens për të krijuar një koalicion të madh nën udhëheqjen e tij. Çdo rrugë tjetër do te ishte fatale, për socialdemokratët dhe ekologjistët dhe për përfaqësuesit e pakicës daneze. Por para së gjithash ajo do te ishte fatale për besueshmërinë e politikës në përgjithësi dhe në këtë land ne veçanti. Pas teatrit pa dinjitet që u zhvillua në Parlamentin e Kiel-it, landi Schleswig-Holstein ka nevojë sot më shumë se kurrë për një qeveri të qëndrueshme".

Edhe gazeta "Rheinpfalz" nga Ludvigshafeni mbështet krijimin e një koalicioni të madh, por jo vetëm në Kiel.

"Koalicion i madh do te ishte përgjigja e duhur për gjendjen ne nevojë në të cilën ndodhet vendi, si në Kiel ashtu edhe në Berlin. Hapat e tjera reformuese që mund t'i ndihmojnë vendit të dalë nga depresioni duhen bërë së bashku, me CDU-në dhe SPD-në. Reforma e taksave, rikonstruktimi i sistemit të shëndetësisë, korrigjimet në tregun e punës, ndarja e re e përgjegjësive të federatës dhe landeve, të gjitha këto nuk mund të arrihen ndryshe."


Gazeta "Stuttgarter Nachrichten" hedh vështrimin në zgjedhjet e landit Nordrhein-Westfalen qe do te zhvillohen javet e ardheshme:

"Në Kiel socialdemokratët duken të jenë të gatshëm të krijojnë një koalicion të madh me Harry Carstensenin. Kjo për shkak politikës së arsyeshme dhe prej frikës se në zgjedhjet e reja mund të bien deri ne ate pike sa të bëhen të parëndësishëm. Edhe në Dyseldorf? Jo pak prej anetareve me influencë në parti besojnë se aleanca me CDU do te ishte më mirë për këtë land me 1 milionë të papunë, se sa të vazhdohen ojnat me ekologjistët. Një koalicion i madh do te ishte alternativa më e mirë kundrejt socialdemokratëve dhe ekologjistëve - por kjo do te sillte edhe në nivel federativ fundin e aleances mes tyre. Socialdemokratët dhe ekologjistët i presin kohra të vështira".

Gazeta "Die Welt" mendon se koalicioni i madh nuk është zgjidhje shumë e mirë.

"Katastrofa që la pas kampi i socialdemokratëve dhe ekologjistëve i përfshiu të gjitha. Në parlamentin e landit mosbesimi është duke marr hak, por edhe ndaj CDU-së. Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë është më tepër se e zorshme të arrihet të gjendet një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve të grupeve parlamentare. Kryetari socialdemokrat i landit Claus Meller tërhoqi vëmendjen për ekzistencën e ndryshimeve të mëdha midis socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve, ndryshime që nuk ekzistojnë vetëm në politikën e arsimit. Koalicioni i madh mund të sjellë me vështirësi rezultate vetëm në landin verior i cili ndodhet në nevojë të madhe. Ndaj zgjedhjet e reja dhe të shpejta janë zgjidhja jo vetëm më e mirë por edhe më e pastër".

Ne fund citojme nga gazeta "Kelnische Rundschau" e cila shkruan mbi takimin e nivelit të lartë për punësimin:

"Shumë zhurmë për hiçgjë! Kjo shprehje nuk do te ishte e tepërt në këtë rast. Sidoqoftë njerëzit nuk u bindën këtë javë për aftësinë produktive të sipërmarrjes politike. Në këtë sipërmarrje vazhdojnë e ngrihen gjithnjë e më shumë shpresa që nuk përmbushen nga rezultatet.
Perceptimi i takimit të nivelit të lartë ndodhi pak a shumë kështu: Fillimisht ata u grindën në parlament, pastaj u ulën së bashku me qetësi dhe tani grinden sërish duke bere si gore. Populli mendon se ata duhet të bien dakort, të hyjnë në të njëjtën llogore dhe të zgjidhin problemet. Konkurrenca politike nuk mirëkuptohet. Dhe meqenëse është kështu zërat për krijimin e koalicionit të madh shtohen. Presioni për të bërë reforma është i madh. Ai rëndon edhe mbi partitë. Ky duhet të jetë mësimi shtesë i marrë nga java politike që lamë pas."