1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zaret e para janë hedhur

Hanspeter Detmer18 Maj 2004

Qyteti konkurrues i Leipcigut përjashtohet që në raundin e parë

https://p.dw.com/p/Ar6e

Endrrat nganjëherë janë shumë të bukura për t´u bërë realitet. Kur përmenden emrat e atyre qyteteve që deri me vendimin përfundimtar të 6 korrikut 2005 shpresojnë të bëhen organizatorë të lojerave olimpike 2012, emri i konkurrentit gjerman Leipzig nuk do të shfaqet më. Por edhe Havana, Rio de Janeiro dhe Stamboll janë jashtë konkurrimit. Presidenti i komitetit nderkombetar olimpik (IOC), Jacques Rogge, përmendi sot pesë emra qytetesh, të cilët pas një viti do të konkurrojnë për të dalë në finale: Nju Jorku, Moska, Londra, Parisi dhe Madridi.
Tani u ka ardhur ora atyre që bëjnë gjithmonë se dinë më mirë. Leipizigu ishte që në fillim gabim. Ku do t´ia dijë bota për nostalgjinë gjermane të ribashkimit dhe rindertimin e landeve gjermane në lindje, që janë shkaterruar nga 40 vite socialiste të ish Gjermanisë federale. Si do të konkurronte kjo cerdhe provicinciale me emrin Leipzig kunder 8 metropoleve milioneshe të formatit boteror. Spekullimet u shoqëruan më në fund me gjera konkrete. Gabimet e shoqerisë së korruptuar të konkurrimit mund të ishin berë shumë shpejt fundi i arsyeshem i një fluturimi të guximshëm.
Dhe perveç kësaj si mund të lejojë njeriu në një vend, që kalon një krizë kaq të madhe financiare të zhvillojë ekstravanga të tilla si lojërat olimpike.
Skandali i korrupsionit i shoqërisë konkurruese nga Leipzigu ishte një teme shumë e mirëseardhur, që pat mbushur boshllekun e temave në veren e vitit 2003.
Me hollësi të madhe nga një konflikt i përditshem që duhej të zgjidhej patjeter u bë thuajse një afere shteterore, që iu tregua gjithë botës. Që edhe në konkurretin Madrid u shfaq një rast i tillë biles me i madh korrupsioni, për kete Gjermania nuk mori vesh fare. Ajo do të kishte dobesuar pozicionin e kritikeve. Indikatorë pozitivë nuk u morën thuajse fare parasysh.
Pikërisht ata që nuk duan të dinë asgjë për nostalgjinë gjermane, lidhen me konkurrimin e Nju Jorkut 11 shtatorin. Pa dyshim kjo datë përben një katastrofë në historinë botërore. Por edhe duhet ditur, se disa gjëra në pjesë tjera të botës interpretohen në përmasa krejt të tjera. 11 shtatori pas ketij vendimi nuk shihet kudo si diçka e mirë për Nju Jorkun.
Së fundi edhe kritika ndaj çmendurive olimpike. Kush ka dëshirë apo është në gjendje të kujtojë që ideja që lojërat olimpike 1972 të mbaheshin në Münih, lindur pikërisht në koherat e recesionit në ish republikën federale gjermane. Një vizionar si Willi Daume e kapërceu ankesen e kohes dhe do të kishte arritur një triumf të vertetë sikur, terroristet palestineze të mos kishin vrarë sportistë izraelitë dhe të mos kishin shkaterruar idealet njerezore.

Presidenti i komitetit nderkombetar olimpik Zhak Rogge përmendi vetem emrat e atyre qyteteve, që janë tani zyrtarisht "candidate Cities" për Olympia 2012. Për fat të keq Leipzigu nuk bën pjesë nder to. Nuk është praktikë e komitetit nderkombetar olimpik, që të argumentojë një vendim të tillë. Me kete nuk do t´u japë të drejtë atyre që e kanë zakon të thonë, se i kanë ditur gjerat që në fillim. Për të mundurit nuk shpotitet. Por nga humbesi kerkohet, që ai të jetë autokritik me konkurrimin e tij dhe të nxjerrë konsekuencat e duhura. Vetem keshtu ai ka shansin që të kthehet perseri dhe keshtu ndodh edhe me Leipzigun.