1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet e para parlamentare në Tajlandë pas puçit ushtarak

Musch-Borowska, Bernd / Bangkok (NDR) 22 Dhjetor 2007

Nesër në Tajlandë do të zgjidhet një parlament i ri. 15 muaj pas puçit ushtarak në shtator të vitit të kaluar, me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare Tajlanda duhet t'i kthehet sërish demokracisë

https://p.dw.com/p/CfAx
Kryetari i Partisë Forca Popullore, Samak Sundaravej
Kryetari i Partisë Forca Popullore, Samak SundaravejFotografi: AP

Gjasat për fitimin e këtyre zgjedhjeve i kanë dy partitë e mëdha, Partia Demokratike dhe Partia e Forcës Popullore, një organizatë e dal nga partia ish-qeveritare Tais e duan Tain. Thuhet se kryeministri i rrëzuar nga pushteti, biznesmeni milionerë Thaksin Shinavatra qëndron pas Partisë së Forcës Popullore dhe përkujdeset edhe për financimin e saj.


Thaksin vet jeton në ekzil dhe do të përcjell zgjedhjet nga Hong Kongu. Ai ashtu si më parë është shumë i popullarizuar posaçërisht tek popullata në rajonet rurale. Ithtarë të Thaksinit shprehen se:


'Partia e re e Thaksinit zëvendëson të vjetrën e cila është shpërbërë dhe i është ndaluar veprimtaria. Nëse kjo partia e re ë shtë e Thaksinit atëherë unë do të votoj për të pavarësisht se si quhet'.


'Dua të votoj për një politikan të mirë një që e njeh politikën. Dikë si Thaksinin. Ai i ka dënuar ashpër kontrabandistët e drogës. Unë dua të kemi një kryeministër të mirë njëjtë si Thaksini'.


Sipas anketave të fundit Partia e Forcës Popullore me në krye Samak Sundarajevin kanë gjasa të mira që të fitojnë zgjedhjet. Megjithatë pritet që asnjëra parti të mos fitoj shumicën absolute çfarë do të kushtëzoj formimin e një koalicioni të madh qeveritar.


Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights ëatch gjatë ditëve të kaluara ka shprehur dyshimin se zgjedhjet do të jenë të lira. Komisioni zgjedhor nuk ka shqyrtuar sa duhet akuzat kundër ushtrisë për manipulime. Para disa javësh është zbuluar një dokument i brendshëm i ushtrisë ku ishte sikcuar një fushatë kundër kandidatëve të Partisë së Forcës Popullore. Me ndihmën e shërbimit të fshehtë dhe radiostacioneve ushtarake duhej të diskretitoheshin kandidadët e kësaj partie.