1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet e reja do ta detyrojnë Partinë Socialdemokrate të bashkohet

Volter fon Tizenhauzen23 Maj 2005

Ishte një disfatë e qartë, ajo që përjetoi Partia Socialdemokrate Gjermane ditën e djelë në Nordrajn Vestfali. Mbas 39 vjetësh në pushtet dhe mbas dhjetë vetësh koalicioni me të gjelbrit, ajo tani do të duhet t'ia kalojë stafetën e qeverisjes së landit, Kristiandemokratëve dhe Demokratëve të Lirë. Por sapo filluan të publikoheshin rezultatet e para të përafërta humbja e socialdemokratëve u duk sikur u harrua, me paralajmërimin e Kancelarit Shrëder, për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare jo në vitin e ardhshëm, por që një vit më parë. Kjo u përshendet nga të gjitha anët. Arësyet e një surprize të tillë duken të shumëanshme. Kryekorrespondenti i Dojçe Veles në kryeqytet, Volter von Tizenhauzen

https://p.dw.com/p/Ar3i

, komenton:

Çfarë ndodhi me të vërtetë që e detyroi kancelarin Gerhard Shrëder të marrë vendim për zgjedhje të parakohshme? Humbja në landin federal, Nordrajn Vestfali, kështu u shpreh ai para kamerave, e ka vënë në pikëpyetje bazamentin e vazhdimit të reformave. Ndërsa kryetari i partisë së Shrëderit, Franc Myntefering, tha, se zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhin situatën e patit ndërmjet parlamentit dhe Këshillit Federal, në gjermanisht, Bundestagut dhe Bundesratit.

Asnjëri prej argumenteve nuk qendron. Reformat për stabilizimin e sistemit të sigurimeve shoqërore, dhe ristrukturimin e tregut të punës, janë vënë tashmë në vijë. Ajo që mungon, është dëshmia që ato kanë efekt. Dhe pati ndërmjet dhomës së landeve dhe parlamentit me shumicë aktuale kuq e zi, mund të zgjidhet vetëm në një drejtim: Në qoftë se edhe në parlament do ta fitojë shumicën Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial, së bashku me liberalët. Kjo nuk ka se si të jetë në të mirë të socialdemokratëve. Eshtë e kuptueshme, që pas disfatës në zgjedhjet e fundit parlamentare, Shrëderi dhe Myntefering ishin të detyruar të dëshmonin aftësi vepruese. Nuk bëhej fjalë që të ndërrohej drejtimi politik, e as për ndryshim kabineti, pasi për këtë mungojnë kandidatët e përshtatshëm. Prandaj edhe rrugëdalja e vetme, ishte që kundërshtari dhe partia vetë të befasoheshin me paralajmërimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndoshta Shrëderi ka shpresuar lehtë, se kristiandemokratët do të fillojnë tani të përçahen në debate për kandidatin e ri. Por shpresa të tilla, kishin kohë që nuk ishin më realiste. Që prej shumë muajsh kryetarja e Unionit Kristdemokrat Angela Merkel, e ka forcuar pozitën e saj si numri një në Union. Këtë e dëshmoi edhe një herë suksesi i arritur në Nordrajn Vestfali. Edmund Shtojber kryetari i Unionit Kristiansocial dhe kryeministri i Bavaria, e pati shansin e vet për kandidat, në vitin 2002. Nuk dinte ta shfrytëzonte. Tani te gjitha rruget te çojne tek Angela Merkel.

Por para se gjithash, zgjedhjet e parakohshme po i detyrojne socialdemokratet te bashkohen. Diferencat në pikëpamje do të futen nën rrogoz nën moton nuk njohim as të matjë e as të djathtë. Njohim vetëm socialdemokratë. Por kjo nuk do të mjaftojë për të mbyllur dallimin aktual demoskopik mes CDU-së dhe SPD-së, prej afro 15 përqind votash.