1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet lokale në Kosovë - Darko Alskov: Parregullsitë në regjistrat civilë mbeten pengesë

16 Nëntor 2009

Vëzhguesit e huaj që ndoqën zgjedhjet lokale në Kosovë, thanë se ato u zhvilluan konform standardeve demokratike ndërkombëtare. Vëzhguesit bënë vërejtje për parregullsi në listat e votuesve.

https://p.dw.com/p/KYO5
Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendër votimi në Prishtinë
Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendër votimi në PrishtinëFotografi: AP

Zgjedhjet lokale u vëzhguan nga rrjeti Evropian i Monitorimeve ENEMO si dhe nga një rrjet organizatash joqeveritare të Kosovës dhe u ndoqën nga afër edhe nga një delegacion i Parlamentit Evropian. Kryesuesi i monitoruseve ndërkombëtare, Darko Aleksov, tha fillmisht se fushata paraelektorale për zgjedhjet u zhvillua e qetë pa telashe dhe kjo reflkektoi që edhe procesi zgjedhor të kishte një ecuri normale. Shqetësuese për vëzhguesit evropianë vazhdon të jetë kompletimi si duhet i listave të votuesve. “Pavarësisht përpjekjeve të KQZ-së, për të përmirësuar listën e votuesve, parregullsitë në regjistrat civilë mbeten pengesë për një listë votuesish të kompletuar dhe kjo gjithmonë lë të hapur mundësinë e manipulimeve në ditën e zgjedhjeve”, tha Darko Alskov, duke shtuar se ata nuk kanë vërejtuer ndonjë manipulim.

Darko Aleksov, Drejtuesi i Misionit të Monitoruseve ndërkombëtarë në Kosovë
Darko Aleksov, Drejtuesi i Misionit të Monitoruseve ndërkombëtarë në KosovëFotografi: Petr Stojanovski

Doris Pack: "Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje inkurajuese"

Edhe delegacioni i Parlamentit Evropian i kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack, qëndori enkas për të ndjekur procesin e votimeve në Kosovë. Sipas evurodeputetëve, zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë paqësore me pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve. Pjesmarrja ishte pak më shumë se 45 %, mirëpo bindshëm më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2007. Doris Pack: “Fillimisht dua ta përgëzoj KQZ-në dhe kryetaren e saj që ka bërë një punë të mirë. Së dyti dua t'i përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjesmarrje në votime, pjesmarrja ishte e kënaqshme dhe së fundi ishte inkurajuese të shohësh serbët pas një kohe të gjatë që po marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës”, tha Doris Pack. Pjesmarrja më e lartë e serbëve në zgjedhje ishte në tri komunat e reja serbe: Gracanicë, Ranilluk dhe Kllokot, që u krijuan në bazë të procesit të decentralizimit.

“Unë besojë se komunat e reja serbe do të tregojnë qartë se komuniteti serb i Kosovës është i gatshëm të marrë përgjegjësitë për qeverisje lokale dhe kjo paraqet një shembull që duhet ndjekur në tërë Kosovën”, thotë Doris Pack. Ajo beson se në veri të Kosovës në zgjedhjet e radhës serbët të marrin pjesë. Delegacioni i Parlamentit Evropian, beson në procesin e krijimit të një Kosove shumëtnike dhe pret që të gjithë aktorët relevantë t' i shfrytëzojnë mundësitë për të kontribuuar më tutje për bashkëpunimin regjional, stabilitetin dhe prosperitetin. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e vlerëson pjesmarrjen e zytetarëve në zgjedhje. “Eshtë një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për përparimin tonë si vend dhe natyrisht për stabilitetin e qëndrueshëm të institucioneve të vendit”, thotë Sejdiu.

Vlerësime të ngjashme për zgjedhjet lokale të së dielës u bënë edhe nga prania tjetër ndërkombëtare në Kosovë, ambasadat e huaja, zyra civile ndërkombëtare dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë. Ata thanë se Kosova dhe qytetarët e saj mund të jenë shumë krenarë, sepse zgjedhjet i treguan botës së një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora