1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Turqi dhe kurdët

Jakob Reneck27 Maj 2015

AKP ndodhet para zgjedhjeve të vështira, sepse nëse partia do të mund të vazhdojë të qeverisë, siç dëshiron, varet nga rezultati i partisë prokurde HDP në zgjedhje.

https://p.dw.com/p/1FWrW
Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: imago/Pixsell

Në zgjedhjet në Turqi ekziston pragu i dhjetëpërqindëshsit për partitë. Për ta anashkaluar këtë ligj, shpesh për partitë e vogla kandidojnë “kandidatë të pavarur".

Këtë vit është ndryshe. Të paktën në partinë prokurde "Partia Demokratike e Popujve" (HDP). Sepse kjo në zgjedhjet, që do të mbahen me 7 qershor, garon zyrtarisht si parti. "Do të jetë interesante, sepse në qoftë se HDP arrin pragun 10 për qind, atëherë do të ndryshohet shpërndarja e vendeve në parlament", thotë Behlul Özkan, profesor i politikës në Universitetin Marama në Stamboll.

Proces paqeje me PKK

Armëpushimi i brishtë, që u arrit në vitin 2012 në mes "Partisë Punëtore të Kurdistanit" (PKK), të ndaluar, dhe Turqisë, është në rrezik. Konflikti mes tyre ka marrë tashmë jetën e 40.000 njerëzve dhe askush nuk dëshiron një kthim prapa tek armiqësitë. HDP konsiderohet jozyrtarisht si krahu politik i PKK-së, e cila është në listën e grupeve terroriste në Turqi, në BE dhe në SHBA.

Selahattin Demirtasi HDP-së. Partia ka një rritje të madhe të popullaritetit.
Selahattin Demirtas i HDP-së. Partia ka një rritje të madhe të popullaritetit.Fotografi: picture alliance / abaca

Zëvendëskryeministri turk Yalcin Akdogan tha të enjten se hyrja e HDP-së në parlament, do të lëkundë paqen gjithsesi të brishtë. "Sikur AKP të humbasë vota, sepse HDP e tejkalon pragun, kjo nuk do të ndihmojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit", tha Akdogan në fjalimin e tij televiziv. Sidomos në Turqinë juglindore, zonë ku jetojnë shumë kurdë, HDP ka një rritje të madhe të popullaritetit.

Udhëheqja e PKK-së me të vërtetë që ka hequr dorë para ca kohësh nga dhuna, por refuzon të dorëzojë armët, derisa qeveria të mos miratojë reformat e premtuara për pakicat.

Simpatizantët e PKK në HDP

Profesori i dikurshëm i juridikut, kandidati i HDP-së, Mithat Sancar, deklaroi së fundmi se hyrja e mundshme e partisë në parlament do të ishte një shans për zgjidhjen e konfliktit. Kjo është e mënyra e vetme për të bindur nacionalistët kurdë, se konflikti me Turqinë duhet të zgjidhet politikisht. Një zgjidhje ushtarake, e dhunshme, nuk vjen në konsideratë. "Ne duhet të marrim pjesë në parlament, për të parandaluar një shpërthim të dhunës", thotë Sancar në intervistë me DW. "Baza e partisë sonë simpatizon PKK. Ky është një fakt sociologjik dhe jo një zgjedhje politike, që ne kemi."

Si kundërpeshë ndaj HDP partia në pushtet AKP ka vendosur në juglindje të vendit kandidatë, të cilët kanë lidhje të fortë me lëvizjen kombëtare kurde. Pasi partia prokurde u ndalua me gjyq në vitin 2009, Orhan Miroglu nuk lejohet të jetë politikisht aktiv. Këtë vit ai është kandidat për AKP-në në provincën Mardin, në juglindje. Tensionet janë të larta dhe ekziston mundësia, që përsëri të ketë shpërthime të dhunës, thotë Miroglu.

E ardhmja e Erdoganit është në rrezik

Por edhe qëllimet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme. Rexhep Taip Erdogan u zgjodh me shumicë absolute president në vitin 2014. Ai tha atëherë se dëshiron të jetë një president i fortë "ekzekutiv". Kushtetuta e tanishme parashikon vetëm një hapësirë të kufizuar për manovrim. Që atëherë ai përpiqet të ndryshojë kushtetutën e të zgjerojë pushtetin e tij si president.

AKP-së do t'i duheshin të paktën 400 nga 550 vendet në parlament për të ndryshuar kushtetutën.
AKP-së do t'i duheshin të paktën 400 nga 550 vendet në parlament për të ndryshuar kushtetutën.Fotografi: ADEM ALTAN/AFP/Getty Images

Por AKP-së do t'i duheshin të paktën 400 nga 550 vendet në parlament për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Dhe këtë nuk e premtojnë parashikimet e kohëve të fundit. Mendohet se AKP do të marrë 40,5 deri 42 për qind të votave. Shumë më pak se sa dëshiron presidenti.
Nëse HDP do të hyjë në parlament, kjo do të dobësonte pozitën e AKP-së dhe do të pengonte planet për karrierë të Erdoganit. Aleatët e tij ndoshta nuk do të jenë më në gjendje për të parandaluar një hetim parlamentar për akuzat për korrupsion në qarqet e brendshme të Erdoganit.

Në qoftë se në parlament hyjnë më pak se 276 deputetë, AKP duhet të bëjë koalicion. Atëherë akuzat për korrupsion do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese", thotë politologu Behlul Özkan. Dhe meqenëse tri parti opozitare kanë kërkuar hetim, kjo do të sillte probleme të mëdha për Erdoganin dhe partinë e tij.

Ky artikull u krijua me mbështetjen logjistike të Platformës për Gazetari të Pavarur (p24) - http://platform24.org/en/about-us - një organizatë me qendër në Stamboll , që angazhohet për raportim të pavarur në Turqi.