1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet për komunat, LDK fiton Prishtinën, PDK shumicën

9 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CZHx

Në Kosovë u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash. Pjesëmarrja, sipas zyrtarëve të KQZ, ishtë më pak se 30%. Rezultatet paraprake flasin për një fitore të PDK në 70% të komunave të Kosovës, por ajo pranon se në kryeqytet e ka humbur garën. Kandidat i LDK-s, Isa Mustafa, duket se do të jetë kryetari i kryeqytetit kosovar. Sipas rezultatave paraprake, PDK ka fituar në Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Malishevë, Rahovec, Klinë, ndërsa LDK në Prishtinë, Therandë dhe AAK në Gjakovë, Pejë dhe Deçan.
Rezultatet zyrtare për zgjedhjet në 23 komuna të Kosovës do të publikohen gjatë javës.