1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet presidenciale në Rusi - Procedura dhe kompetencat

Rabitz, Cornelia (DW Russisch)2 Mars 2008

Sot me 2 mars rusët votojnë për zgjedhjen e një presidenti të ri. Se kush do të jetë ai, në parim pothuajse dihet: presidenti Putin tashmë ka përcaktuar pasuesin e tij, zëvendëskryeministrin aktual Dimitrij Medvjedev.

https://p.dw.com/p/DGYB
Një polic rus ruan kutinë e votimit
Një polic rus ruan kutinë e votimitFotografi: AP
Për herë të pestë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik sot në Rusi votohet për zgjedhjen e një presidenti të ri. Rreth 110 milionë njerëz me të drejtë vote vendosin këtë të dielë se kush do të jetë në të ardhmen në krye të Federatës Ruse. Bazë për procesin zgjedhor është kushtetuta e vitit 1993 si dhe një ligj adekuat i zgjedhjeve. Për president mund të kandidoj çdo qytetar mbi moshën 35 vjeçare i cili gjatë të paktën dhjetë viteve ë fundit pandërprerje ka jetuar në Rusi.


Kandidatët mund të emërohen nga partitë por në rast se këto parti nuk janë të përfaqësuara në parlament kandidatët kanë nevojë për të paktën dy milionë nënshkrime të mbështetësve, një prag i lartë ky i cili vështirëosn pjesmëarrjen e kandidatëve të pavarur në garë.


Shanset më të mëdha në garën presidneciale i ka zëvvendëskryeministri aktual Dimtiri Medvjedev. Sipas parashikimeve të fundit ai mund të siguroj deri në 70 përqind të votave të përghithshme të elektoratit. Me gjasa të pakta nga ana tjetër vlerësohet të jenë shefi i komunsitëve Genadij Sjuganov, nacionalisti Vladimir Shirinovski si dhe politikani shumë pak i njohur në Rusi Andrej Bogdanov nga Partia e vogël demokratike. Opozita nuk ka rritur të ketë një kandidat të vetëm për këtë garë, kritiku i Kremlinit Michael Kasjanov u përjashtua në janar nga procesi zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e aryeetoi vendimin me faktin që sipas tyre një pjesë e madhe e nënshkrimeve ka qenë e falsifikuar. Kasjanov i ka hedhur kategorikisht poshtë këto akuza.


Presidenti i vendit është njëkohësisht edhe koamandant i përgjithshsëm i Forcave të Armatosura. Ai përcakton politikën e brendshme dhe të jashtme, emëron dhe shkarkon kryeministrin, kabinetin qeveritar si dhe shefin e Bankës Qendrore. Ai mund të shpall në çdo kohë gjendjen e jashtëzakonshme. Shërbimet e fshehta duhet t'i raportojnë personalisht presidentit i cili e ka selinë e tij në Kremlin.


Kryeministri për dallim është përgjegjës vetëm për ministritë civile si ajo e arsimit dhe e shëndetësisë. Ai është organ drejtues i cili vetëm zbaton planet e presidentit si në politikën e brendshme ashtu dhe të atë të jashtme. Ai koordinon politikën ekonomike, financiare dhe sociale dhe përcakton çmimet e naftës, rrymës dhe komunikacionit publik. Selia e tij është Shtëpia e Bardhë në Moskë. Kryeministri merr përsipër postin e presidentit në rast se ai nuk arrin të përmbush detyrat e caktuara.