1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjidhja nuk duket gjëkundi

Karla Engelhard3 Janar 2006

Vazhdon bojkoti i gazit kundër Ukrainës

https://p.dw.com/p/ArMn
Tubacione gazi ne Rusi
Tubacione gazi ne RusiFotografi: dpa - Report

Në konfliktin ndermjet Rusisë dhe Ukrainës për furnizimin me gaz vazhdon acarimi. Koncerni shtetëror rus i gazit e akuzon vendin fqinj, se merr fshehurazi gaz nga tubacionet e tij. Qeveria në Kiev e ka kundërshtuar këtë akuzë. Ndonjë shenjë për rifillimin e bisedimeve ndermjet Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e konfliktit nuk ka ende. me 1 janar Rusia e rriti shumë çmimin e gazit për Ukrainën. Në vend të 50 dollarëve si deri tani, vendi do të paguajë në të ardhmen 230 dollarë për 1000 metër kubikë, në këtë mënyrë mund të lëvizte çmimi në nivelin e tregut botëror. Presioni i gazit po rritet përsëri njoftojnë stacionet matëse. Por vetëm në tubacionet e destinuara për në Evropën Perëndimore, rubinetat e gazit në dy tubacione ukrainase janë të mbyllura. Disa ndërmarrje të industrisë së rëndë në Ukrainën Lindore kanë problemet e para me furnizimin me gaz pas bojkotit rus të gazit. Kryeministri ukrainas Juri Jehanurov deklaroi në Kiev.
"Në rradhë të parë ne furnizojmë popullsinë. Në industri duhet të kursejmë fillimisht në rradhë të parë duhet të shkurtojmë shfrytëzimin e gazit në miniera, në industrinë kimike. Ku të jetë e mundur përdorimi i gazit duhet të ndërpritet krejtësisht ose duhet të kalojmë në lëndë djegëse alternative."
Rreth 10 miliardë kubikë metër gaz do të kursejë këtë vit Ukraina prej kesaj. Ekspertët mendojnë se rezervat e gazit do të mjaftojnë për disa javë. Gazi rus, i cili është i destinuar për Evropën Perendimore nuk merret. Moska e kishte akuzuar më parë Kievin për vjedhje të gazit. Ministri ukrainas i energjitikës Ivan Plashkov e përgenjeshtroi i indinjuar këtë lajm.
"Nuk ka marrje ilegale të gazit. Unë e theksoj edhe një herë, se Ukraina konsumon nderkohë gaz natyror nga shpimet e saj dhe gaz nga Turkmenistani."
Megjithatë presioni i gazit i destinuar për në Evropën perendimore ra. Kievi pohon tani, se Moska vetë i ka reduktuar furnizimet me gaz. Secili pohon të kunderten. Furnizuesi rus i gazit Gasprom fut që nga e hena 2 janar gaz shtesë në tubacione. Aleksander Medvedev i Gaspromit u shpreh:
"Ke përshtypjen, se presidenti ynë shqetesohet me shumë për popullin ukrainas se sa vetë udheheqja ukrainase. Vjedhja e gazit nga tubacionet e eksportit që kalojnë përmes Ukrainës është fakt. Ne tani kemi marrë të gjitha masat, për të lejuar sigurimin e eksportit për konsumatoret perendimore, në përputhje me marrëveshjet përkatese."
Ndersa për Evropën duket sikur janë siguruar furnizimet me gaz, ndermjet Moskes dhe Kievit nuk duket ndonjë zgjidhje në konfliktin për gazin. Shënja për bisedime të reja apo kompromise nuk ka.