1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030810 Russland Waldbrände Naturschützer

4 Gusht 2010

Rusia vazhdon të mos i ketë në kontroll zjarret e pyjeve dhe torfës. E prekur më rëndë është hapësira rreth qytetit milionësh Nizhni Novgorod, 400 km në lindje të Moskës, ku gjendet dhe qendra kërkimore bërthamore Sarov.

https://p.dw.com/p/ObpO
Zjarre në Rusi
Zjarre në RusiFotografi: AP

Shefi i agjencisë për energjinë bërthamore ruse fluturoi dje në qytet për të bashkërenduar punën për shuarjen e zjarreve. Një ditë më parë numri i forcave të ndihmës përreth qendrës kërkimore u dhjetëfishua. Sipas të dhënave zyrtare për momentin nuk ka rrezik akut. Qendra vazhdon të punojë pa pengesa, thuhet.

Këtë e pohoi edhe Svetlana Mihailova-Listrem, një bashkëpunëtore e kryetarit të bashkisë së Sarov-it. "Situata është e qendrueshme, është në kontroll. Natën ia dolëm ta mbanim zjarrin në kufijtë e vet, megjithëse era ndryshoi disa herë drejtim. Si masë parandaluese kemi vendosur të hapim hendekë përreth stacionit.

500 trupa shtesë nga ushtria
500 trupa shtesë nga ushtriaFotografi: AP

Njësisë së veçantë i është vënë në dispozicion shumë teknikë, ndër të tjera dy helikopterë dhe katër avionë. Ministria e mbrojtjes ka dërguar 500 trupa shtesë për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Të gjitha repartet e qendrës bërthamore funksionojnë. Momentalisht kemi gjiçka që duhet."

Udhëheqja e qendrës kërkimore bërthamore, në të cilën u zhvillua ndër të tjera bomba e parë sovjetike me hidrogjen, u bëri ndërkohë thirrje sipërmarrjeve lokale që ta ujisin territorin përreth stacionit dhe ta lërojnë. Në rast se do të jetë e nevojshme, edhe banorët e qytetit duhet të vënë në dispozicion fikëset e tyre private të zjarrit.

Presidenti Medvedev pranoi ndërkaq ofertat e para të ndihmës nga jashtë.
Presidenti Medvedev pranoi ndërkaq ofertat e para të ndihmës nga jashtë.Fotografi: AP

Ndërkaq ka filluar diskutimi mbi arsyet e njërës prej katastrofave më të mëdha natyrore të vendit. Mbrojtësit e ambjentit ankohen për shkurtimin e fondeve për luftimin e zjarrit në pyje gjatë viteve të fundit. Sipas tyre, ndërkohë janë shkurtuar 75 për qind e vendeve të pylltarëve, dhe në vend të tyre ka më shumë nëpunës administrate.

Presidenti Medvedev pranoi ndërkaq ofertat e para të ndihmës nga jashtë: Ukraina dërgon dy avionë dhe Azerbajxhani dy helikopterë për luftimin e zjarreve të shumta.

Autor: Heide Rasche/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama