1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zv/kancelari gjerman Myntefering: arsyet e dorëheqjes sime janë thjesht familjare dhe aspak politike

14 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CDbY

Socialdemokrati gjerman Franc Myntefering zv/kancelar dhe ministër i punës javën e ardhshme do të largohet nga postet e tij qeveritare. Socialdemokrati 67 vjeçar theksoi dje përpara shtypit se hapi i tij ka të bëjë vetëm me arsye personale. Myntefering i kushtoi rëndësi theksimit të faktit se dorëheqja e tij nuk ka asnjë shkas politik. Pasues i Myntefering në ministrinë e punës do të jetë ish sekretari i përgjithshëm i partisë socialdemokrate Olaf Scholz. Ndërsa posti i zv/kancelarit do të merret nga ministri jashtëm Frank Valter Shtajnmajer. Politikanë të lartë të unionit kristiansocial-kristiandemokrat shprehen keqardhje dhe respekt per vendimin e Franc Myntefering.