1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çelësi që Greqia të mbetet në eurozonë në Athinë. Pritet raporti i trojkës.

dpa/afp/dw21 Gusht 2012

Gjermania kërkon nga Greqia kursime të tjera për shpëtimin nga kriza. Guido Westerwelle bëri thirrje që para se të merren vendime të pritet raporti i trojkës për Greqinë.

https://p.dw.com/p/15tH1
German Foreign Minister Guido Westerwelle right, and his counterpart from Greece, Dimitris Avramopulos, left, wave farewell after a joint press conference as part of a meeting at the foreign office in Berlin, Germany, Monday, Aug. 20, 2012. Westerwelle said after their talks Greece needs to carry out the reforms that have already been agreed upon, but that "the German government wants us to remain together in the eurozone." (Foto:Michael Sohn/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u shpreh kundër një zbutjeje substanciale të paketës së reformave për Greqinë e zhytur në borxhe. Qeveria gjermane mendon se kjo nuk është e mundur, tha Westerwelle pas një takimi me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos në Berlin. Qeveria gjermane dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë dhe do të punojë për këtë. Por çelësi për këtë është në Athinë, tha Westerwelle. Avramopulosi tha se qeveria greke dëshiron t'i plotësojë kërkesat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle bëri thirrje që para se të merren vendime të pritet raporti i trojkës për Greqinë. Pas bisedimeve me tij homologu i tij grek Dimitris Avramopulos politikani liberal tha të hënën në Berlin: "Gjykimi nëhet pasi njihesh me faktet." Përfundimet e parakohëshme nuk ndikojnë në zgjidhjen e problemeve.

Ministri i Jashtëm grek përsëriti dëshirën e vendit të tij për të çuar përpara masat e nevojshme për të qëndruar në eurozonë dhe për zbatimin e reformave të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, ai tërhoqi vëmendjen se "Një program kursimi pa nxitje për rritje ekonomike mund të çojë në rritjen e papunësisë."

Außenminister Guido Westerwelle (r, FDP) und sein griechischer Amtskollege Dimitris Avramopoulos geben sich am Montag (20.08.2012) eine Pressekonferenz im Außenministerium in Berlin die Hand. Westerwelle hat in der Griechenland-Krise an die Verantwortlichen appelliert, zunächst den Bericht der sogenannten Troika über die finanzielle Lage Griechenlands abzuwarten. Foto: Kay Nietfeld dpa
Westerwelle dhe Avramopulos në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwlle u shpreh kundër zbutjejes së vullnetit për reforma në Greqinë e zhytur në borxhe.

"Çelësi i suksesit është në Athinë. Reformat për të cilat është rënë dakord dhe agjenda e modernizimit duhet të zbatohen." - tha Westerwelle. Të dy ministrat tërhoqën vëmendjen për deklaratat populiste në Evropë. Këto janë të dëmshme. Westerwelle tha: "Eshtë me siguri e lehtë që ta shkatërrosh me kamëzën e kritikës shtëpinë evropiane. Por shumë më e vështirë është për të rindërtuar atë shtëpi."

Megjithë fjalët e mira qeveria gjermane duket se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të tjera për krizën greke. Politikanë të nivelit të lartë gjerman, si ministri i Financave Schäuble, apo politikani i nivelit të lartë të CDU-së, Volker Kauder, nuk duket se janë më të gatshëm për të përgatitur edhe një paketë të re shpëtimi për Greqinë, shkruan revista gjermane "Der Spiegel".

Takimi i Dimitris Avramopoulos me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ishte edhe një takim parapërgatitor për vizitën tjetër të nivelit të lartë që zhvillohet të premten në Berlin. Kryeministri i ri grek, Antonis Samaras do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) në kryeqytetin gjerman. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh të hënën se nuk pritet që të premten të vendoset gjë e rëndësishme për Greqinë.