Shiko videon 26:11
Now live
26:11 minuta
Shoqëria | 14.06.2018

Europa në fokus - Histori personale nga jeta e njerëzve në...

Shiko videon 02:15
Now live
02:15 minuta
Politikë | 15.06.2018

Fontana di Trevi - Atraksion turistik dhe burim ndihmash p...

Social Media - Facebook (picture-alliance/NurPhoto/J. Arriens)
Komunikoni me DW në shqip
Politikë

Trashëgimi romake

Kjo urë mbi lumin Mosel në Trier është ura më e vjetër romake e ruajtur në Gjermani. Fillimisht këtu ka pasur një urë druri, të cilën romakët më vonë e zëvendësuan me një urë me bazament gurësh të sjellë nga zona e Eifelit. Kolonat mbajtëse të urës i përkasin shekullit të dytë. Pjesa e sipërme u ndërtua në shek. 12-të dhe u rindërtua në shek. 18-të pas një bombardimi prej trupave franceze.

Politikë

Potencial shpërthyes

Ura e Fehmarnsund-it u inagurua në vitin 1963. Ajo u ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë e si rjedhojë në korsitë e saj u integruan gjashtë galeri shpërthyese për rastin e ndonjë invazioni të mundshëm armiqësor. Ura lidh ishullin e Detit Balltik Fehmarn me tokën në pikën verilindore të Gjermanisë.

Politikë

E kaluara mesjetare e Erfurtit

Dikur mbi këtë urë tregtarët shisnin mallrat e tyre. Ura Krämer në zonën e vjetër të qytetit të Erfurtit ishte pjesë e Via Regia, e cila kalonte përmes Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman. Sot ura mbi lumin Gera është e mbuluar nga të dyja anët nga galeritë dhe punishtet e artizanatit. Çdo vit në qershor këtu organizohet festa e urës „Krämerbrückenfest“ – festë për Mesjetën.

Politikë

Rrugë e mbuluar në Zvicër

Disa ura të vjetra druri kanë qenë të mbuluara për mbrojtje nga era dhe moti i keq. Ura e drunjtë në Bad Säckingen lidh vendin me të njëjtin emër në Gjermani me komunën Stein në Zvicër. Ura kalon mbi lumin Rin dhe me gjatësinë prej 204 metrash ajo është ura e drunjtë më e gjatë e mbuluar në Europë.

Politikë

Harqe mbi Göltzsch

Zgjerimi i rrjetit hekurudhor në vitin 1800 i përballi inxhinierët me sfida të reja. Ura e luginës së Göltzsch-it, e cila u ndërtua në Saksoni si një Viadukt mbi luginën e lumit, konsiderohej si projekt ambicioz – kryesisht për arsye të madhësisë dhe të harqeve madhështore të saj. Kur ajo u inagurua në 1851 ishte ura më e lartë hekurudhore në botë. Sot kjo është ura më e madhe në botë me tulla.

Politikë

Një urë mbi shkëmbinj

Kjo urë të mundëson panoramë spektakolare: Ura Bastei u ndërtua në vitin 1851 në zonën e shpallur sot si park kombëtar Sächsische Schweiz (Zvicra saksone). Që nga ajo kohë vizitorët kanë mundësi të shëtisin mes dy formacioneve gjigante shkëmbore në lartësinë rreth 200 metra mbi lumin Elbë. Çdo vit në parkun kombëtar vërshojnë turistë në masë për të shijuar pejsazhin me shkëmbinjtë madhështorë.

Politikë

Ura e Remagenit

Ura Ludendorff në Remagen ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore një pikë e rëndësishme strategjike kalimi mbi Rin për forcat aleate. Në mars 1945 ajo u morr prej trupave amerikane. Dhjetë ditë më pas ura u shemb prej bombardimeve gjermane prej nga gjetën vdekjen shumë ushtarë. Dy kalatë e urës rezistuan dhe u shndërruan në një muze të paqes.

Politikë

Dikur ndante dhe sot bashkon

Kur u ndërtua muri i Berlinit në vitin 1961 ura Oberbaumu bën pjesë pranë kufirit mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor. Ushtarët e armatosur të kufirit patrullonin në brigjet e lumit Spree dhe ishin të dislokuar në pikën e kontrollit mbi urë. Sot kjo urë lidh pjesët e qytetit Friedrichshain dhe Kreuzberg dhe është kthyer në një simbol të ribashkimit gjerman pas rënies së murit të Berlinit.

Politikë

Drynat e dashurisë në Këln

Ura Hohenzollern mbi lumin Rinn në Këln e ndërtuar në vitin 1911, u hodh në erë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua më vonë. Kjo vepër arkitektonike është jo vetëm një arterie e rëndësishme qarkullimi por edhe një vend romancash: dhjetra mijëra çifte për t‘i konfirmuar dashurinë njëri-tjetrit mbyllin drynin e tyre në parvazët e urës. Pesha e këtyre drynave llogaritet të jetë dy tonë.

Politikë

Urë ujore mbi Elbë

Pas ribashkimit nisi puna për zgjerimin e rrugëve ujore në mbarë Gjermaninë. Kryqëzimi i rrugëve ujore në Magdeburg përfundoi në vitin 2003. Kanali mbi Elbë ua shkurton rrugën anijeve të transportit. Ura 900 m e gjatë e kanalit mbi Elbë është Aquadukti më i gjatë i lundrueshëm në botë.

Politikë

Harqe mbi Rin

"Dreiländerbrücke“, ura mes tri vendeve mbi Rin lidh Weil mbi Rin të Gjermanisë me Huningue në Francë. Ura ndodhet në trikëndëshin kufitar Gjermani-Francë-Zvicër, ndaj dhe mban këtë emër. Konstrukti me lartësi 248 m. është ndërtuar në 2007 dhe është ura më e gjatë me harqe në botë e ndërtuar enkas për këmbësorë dhe çiklistë. Në 2008 kjo vepër u vlerësua me çmimin gjerman të arkitekturës. .

Politikë

Lego gjigante

Kjo urë hekurudhore në dukje modeste dhe për më tepër e lënë djerrë në Vupertal nuk është ndonjë shembull spikatës i një arkitekture të gjetur, por ajo tërhoqi vëmendjen pasi artisti i grafiteve Martin Heuwold në vitin 2011 mori pësipër dekorimin që kjo urë e kishte aq të nevojshme. Artisti punoi me një ekip të papunësh, për të vendosur mbi betonin gri copa gjigante e shumëngjyrëshe legoje.

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو