1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teherani vazhdon me pasurimin e uraniumit

Dennis Stute/ Elona Elezi24 Korrik 2012

Një raund i freskët rreth bisedimeve bërthamore ndërmjet BE dhe Iranit pritet të zhvillohet të martën (24.07). Pavarësisht sanksioneve dhe kërcënimeve ka pasur pak progres. Çfarë të mire sjellin disa negociata më tepër?

https://p.dw.com/p/15dxj
Ashton në Moskë në negociata për Iranin
Ashton në Moskë në negociata për IraninFotografi: picture-alliance/dpa

Për çfarë ekzistojnë mosmarrëveshje?

Në thelb të mosmarrëveshjeve qëndron pasurimi i uraniumit. Ndërkohë që Teherani këmbëngul se ka të drejtën të pasurojë uraniumin për shkaqe civile, Perëndimi beson se Irani kërkon me çdo kusht të zhvillojë armët bërthamore. Për t´i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore IAEA ka dërguar inspektorë në vend, por thotë se puna e tyre është penguar nga Teherani.

I ashtuquajturi grupi 5+1 (Gjermania dhe pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara si Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) po negocion me Iranin rreth kësaj çështjeje. Grupi i kërkon Teheranit që të lejojë inspektimet e pavarura dhe të kufizojë pasurimin në 20%. Në këmbim, sanksionet e vendosura mbi Iranin për mosmarrëveshjen e pasurimit do të lehtësohen.

Çfarë mund të pritet nga takimi i së martës në Stamboll mes diplomatëve të BE-së dhe Iranit?

Në rastin më të mirë takimi mund të çojë në bisedime të mëtejshme. Ai është pjesë e përpjekjeve më të gjera, që të paktën të ketë dialog me Teheranin, pas bisedimeve të dështuara të qershorit me Moskën, të cilat përfunduan pa asnjë rezultat. Grupi 5+1 i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë pasurimin, të mbyllë objektin e pasurimit në Qom dhe të eksportojë pasurimin e deritanishëm të uraniumit. Nga ana e tij, Irani kërkoi njohjen e së drejtës për pasurimin e uraniumit dhe heqjen e sanksioneve. Rezultati i bisedimeve me Moskën ishte që të dy palët të ulin pritshmëritë dhe kërkesat e tyre dhe në fund të ketë thjesht një pasqyrë më të mirë të mospërputhjeve të rëndësishme të tyre. As përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurimit Catherine Ashton dhe as shefi negociator i Iranit Saeed Jalili nuk do të jenë në Stamboll, por takimi duhet të sjellë progres në mënyrë që bisedimet e mëtejshme të jenë në një rang më të lartë.

Ali Bagheri negociatori iranian në bisedime
Ali Bagheri negociatori iranian në bisedimeFotografi: REUTERS

Përse nuk ka një marrëveshje?

Një përgjigje e mundshme është: Sepse çështja është e ndërlikuar. "Edhe Traktati i Mos-përhapjes Bërthamore (NPT) është ambivalent", thotë Christian Tuschhoff, politolog në Universitetin Shtetëror të Berlinit.

NPT i ndalon ushtrisë -  por jo në mënyrë paqësore – përdorimin e energjisë bërthamore atëherë kur është e vështirë për të lëshuar pe, sidomos në lidhje me pasurimin e uraniumit. 

Një tjetër përgjigje e mundshme është: Sepse Irani vazhdon në mënyrë të paepur të zhvillojë armët bërthamore. Irani qëndron në anën e NPT-së, e cila shprehimisht e ndalon këtë, por kjo s´do të thotë shumë, thotë eksperti i sigurisë Tuschhoff. "Në momentin e tërheqjes nga traktati, do të bëhet shumë më e vështirë për të tërhequr këto aktivitete".

A ka prova se Irani kërkon armë bërthamore?

Jo. Gjithsesi, pasurimi i uraniumit është i dyshimtë. "Për Iranin nuk ka kuptim që të pasurojë uraniumin për një program bërthamor civil – është e tepërt dhe shumë e kushtueshme", vëren analisti Michael Brzoska, Drejtor i Institutit për Hulumtimet e Paqes dhe Politikat e Sigurisë, me qendër në Hamburg.

Në raportin më të fundit në muajin nëntor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) përmendi në mënyrë specifike se hetimet e saj në Iran shkonin në drejtim të "aktiviteteve përkatëse për zhvillimin e një arme bërthamore". Qëndrimi i Iranit është gjithashtu shqetësues: Përpjekjet e tij për pasurim janë mbajtur sekret për një kohë të gjatë dhe momentalisht inspektorët e IAEA nuk kanë akses në objektin atomik Parchin, ku dyshohet se testohen detonatorët bërthamorë.

Imazhet satelitore tregojnë se ndërtesat në Parchin janë rrënuar me qëllim fshirjen e çdo gjurme të aktiviteteve që zhvillohen aty.

ARCHIV - Der iranische Präsident Mahmud Ahmadinedschad bei einer Rede in der Urananreicherungsanlage in Natans (Archivfoto vom 09.04.2007). Dem Iran sind einem Medienbericht zufolge weitere Fortschritte in seinem umstrittenen Atomprogramm gelungen. Erstmals sei ein eigener Kernbrennstab hergestellt worden, schrieb die iranische Nachrichtenagentur Fars am Sonntag. Er habe die notwendigen Tests bestanden und stehe zum Einsatz in einem Forschungsreaktor in Teheran bereit. Eine offizielle Bestätigung dafür gab es zunächst nicht. EPA/ABEDIN TAHERKENAREH +++(c) dpa - Bildfunk+++
Iran Atomprogramm AhmadinedschadFotografi: picture alliance / dpa

Përse Irani është i interesuar në armët bërthamore?

"Një arsye për programin është frika nga Shtetet e Bashkuara", thotë hulumtuesi i paqes Brzoska. "Në Irak, ata panë se Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për të ndërhyrë në rast se nuk u pëlqente qeveria". Për më tepër, Irani është i rrethuar nga fuqi bërtahmore: Rusia, Izraeli, Pakistani, India dhe Flota e Pestë e Marinës Amerikane në Gjirin Persik.

A mund të imagjinohet një kompromis?

Brzoska beson se ka një zgjidhje negociimi, me kusht nëse Perëndimi është i gatshëm për t´i bërë nder Iranit. "Në këmbim të një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe të verifikueshëm të kontrollit, iranianët mund të lejohen për të pasuruar uraniumin deri në 19.8 % të pastër“, thotë ai. Kjo do të thotë se Irani do të ishte në një pozicion për të ndërtuar një armë bërthamore brenda vitit, por gjithkush do të ishte menjëherë në dijeni. "Kjo nuk është një mundësi optimale për të dyja palët, por është më e mira nën bashkimin ekzistues të interesave“, pohon Brzoska.

Panorama për Izraelin është krejt ndryshe, çka do të thotë se programi bërthamor i Iranit është shkak për shqetësime të rënda dhe shkakton vegimet e një Holokausti tjetër.

A po shkojmë drejt një lufte?

Për vite, Shtetet e Bashkuara janë shprehur vazhdimisht se të gjitha mundësitë janë në tryezë, duke përfshirë edhe një mundësi ushtarake, por ajo do të preferonte një zgjidhje diplomatike. Në fillim të vitit, qeveria izraelite ka sinjalizuar në disa raste se po përgatiste një grevë ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit. Ekspertët ushtarakë nuk bien dakord nëse Forcat Ajrore Izrealite kanë kapacitet për të mbajtur një operacion të tillë të sukseshëm. Ka një marrëveshje, gjithsesi, se në rastin më të mirë një grevë e tillë vetëm do të ngadalësonte ambiciet bërthamore të Iranit.

Prof. Dr. Michael Brzoska, Leiter; Institut für Friedensforschung und Sicherheitspolitik an der Universität Hamburg
Michael BrzoskaFotografi: ifsh

Pasojat e aksioneve ushtarake janë të pallogaritshme: skenarë pozitivë parashikojnë disa civilë të vrarë dhe hakmarrjen e Iranit. Skenarët negativë e shikojnë të gjithë rajonin në flakë. Asnjë i huaj nuk mund të thotë me siguri nëse Izraeli e ka seriozisht, apo ai dëshiron vetëm që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë më tepër presion ndaj Iranit.