1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atmosfera në“ gjimnazin "Joseph König"

Jan Walter26 Mars 2015

Qindra gazetarë kanë ardhur në Haltern. Qindra pyetje i drejtohen banorëve të qytetit të vogël vestfalen. Një ditë pas rrëzimit të avionit në Francë, të gjithë duan të dinë vetëm një përgjigje.

https://p.dw.com/p/1Exb0
Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320
Fotografi: DW/J. Walter

Pse? 16 nxënës nga Halterni dhe dy mësuese të reja humbën jetën në rrëzimin e avionit në alpet franceze. Gjëja e vetme që dinë me siguri të afërmit, kolegët dhe miqtë. Ditën pas fatkeqësisë rruga drejt gjimnazit „Joseph König“ është e rrethuar me autmojetet e transmentuesve live nga Gjermania, Europa dhe bota. Sheshi i shkollës është i mbyllur për publikun.

Nga njëra anë e shiritave me të kuq e të bardhë të policisë kameramanë, fotografë, gazetarë me mikrofonë. Nga ana tjetër: Njerëz të pikëlluar, fëmijë, të rinj, të rritur. Disa qëndrojnë duarlidhur, të tjerë përqafohen apo gjunjëzohen për të vendosur lule apo ndezur ndonjë qiri tjetër në morinë e qirinjve të vendosur në shkallën që të çon tek hyrja kryesore.

Një natë pa gjumë

Njerëz që vijnë dhe ikin kokëulur e me sy të skuqur: „Nuk kam fjetur gjithë natën“, thotë një grua në mikrofonin e një gazetari italian. Një nxënës më i madh në moshë del para kamerave dhe iu përgjigjet gazetarëve: Po, disa nxënës i njihte. Ai përzgjedh gjuhën që ndoshta e ka dëgjuar në media. „Jemi thellësisht të shokuar“. Nga mimika e tij kuptohet se është i pasigurtë nëse është gjëja e duhur që po bën duke folur me shtypin.

Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320
Pamje nga konferenca e shtypitFotografi: AFP/Getty Images/R. Vennenbernd

Drejtori i shkollës Ulrich Wessel e quan si detyrë të tijën përballjen me tragjedinë: „Unë jam drejtori i shkollës, unë i nisa në këtë udhëtim.“ „Prandaj do t'iu përgjigjem pyetjeve tuaja dhe atyre të prindërve.“ Në konferencën e shtypit në sallën e bashkisë së Halternit, krahas atij qëndrojnë ministrja e Arsimit të landit Renani-Veriore-Vestfali, Sylvia Löhrmann, kryetari i bashkisë, Bodo Klimpel dhe kryetari i këshillit bashkiak, Cay Süberkrub. Ministrja, vetë mësuese e kupton se çfarë plage të thellë do të thotë kjo një shkollë. Ajo zgjedh fjalët e duhura: „Ne nuk ua marrim dot dhimbjen, ne vetëm mund ta ndajmë atë.“

Deutschland Haltern am See Absturz Germanwings A320
Fotografi: AFP/Getty Images/S. Schuermann

Falënderim për solidaritetin nga e gjithë bota

Pyetjet më personale gazetarët ia drejtojnë drejtorit të shkollës: Si e mori vesh lajmin, si i informoi prindërit për fatkeqësinë. Wesser mbahet, nganjëherë duhet të qëndrojë pak të marrë frymë thellë, nuk e vret mendjen se sytë i mbushen me lotë kur thotë fjali si. „Është shuar buzëqeshja në shkollën tonë“. Nuk e di kur do të kthehet. Tani njerëzit tani këtu duhet të shohin njëherë se si të mbijetojnë këtë ditë, e pastaj tjetrën.

Ajo që po ndihmon është solidariteti. E-maile të panumërt kanë ardhur në bashkinë e Halternit dhe në gjimnazin „Joseph König“. „Njerëz që asnjëherë nuk kanë qenë në kontakt me shkollë tonë, njerëz nga e gjithë bota shprehin ngushëllimet e tyre.“ Edhe prezenca e mediave bën pjesë këtu.“ Nuk e kuptoj këtë interes si uri për sensacion. E di se është tronditja e lexuesve dhe spektatorëve tuaj që ju ka sjellë këtu.