1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

12-vjeçari ka vendosur bomba në Ludwigshafen

16 Dhjetor 2016

Dyshohet se një 12-vjeçar ky dashur të kryejë dy sulme në Ludwigshafen.

https://p.dw.com/p/2UNZB
Deutschland Ludwigshafen Weihnachtsmarkt
Fotografi: picture-alliance/dpa/Uwe Anspach

Lëndët shpërthyese nuk janë aktivizuar, por qëllimi i 12-vjeçarit ishte plagosja dhe vrasja e njerëzve në Ludwigshafen. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, sepse hetimet po vazhdojnë, por mediat marrin vesh se fjala është për bomba të bëra me dorë, të gjetura me 5 dhjetor, në çantën e lënë nga ky i mitur në afërsi të një godine të bashkisë. Çantën e ka gjetur një kalimtar i rastit dhe e ka njoftuar policinë.

Revista gjermane Focus shkruan se në fund të nëntorit është gjetur edhe një çantë tjetër në tregun e Krishtlinjdeve në Ludwigshafen. Edhe këtu bëhej fjalë për lëndë shpërthyese të cilat nuk janë aktivizuar. Dyshohet se këtë vepër e ka kryer i njëjti 12-vjeçar, sikur edhe veprën e mëvonshme. Focus shkruan se i dyshuari ka lindur në vitin 2004 në Ludwigshafen dhe ka origjinë gjermano-iraniane. Bëhet e ditur se ai është "jashtëzakonisht i radikalizuar".

ajg/dpa/Reuters