1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

20 vjetori i rënies së murit të Berlinit

15 Nëntor 2009

Kthesa në Bullgari & Mesha e pajtimit gjermano-polak në Poloni

https://p.dw.com/p/KXYk

Kthesa demokratike në Bullgari nisi më 10 nëntor 1989, një ditë pas rënies së murit të Berlinit. Ngjarjet në këtë vend evropianolindor nuk ishin aspak spektakolare dhe euforike. Një puç brenda partisë komuniste kundër kreut që mbante pushtetin në periudhën më të gjatë kohore se në çdo vend tjetër të Evropës Lindore i hapi rrugën rëzimit të regjimit komunist. Blagorodna Grigorova

Kur më 9 nëntor të vitit 1989 ra muri i Berlinit kancelari i atëhershëm gjerman Helmut Kohl ndodhej për vizitë në Poloni. Ai ndërpreu përkohësisht udhëtimin për ta vazhduar vizitën duke marrë pjesë me kryeministrin e atëhershëm Tadeush Mazovietski më 12 nëntor 1989 në një meshë pajtimi në Krzhizhova. Kjo meshë ka një forcë të madhe simbolike për kapitullin e ri të marrëdhnëive gjermano-polake. Barbara Coellen