1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

298 të vdekur nga rrëzimi i avionit të Malaysia Airlines

se/sc/uh/vfb (rtre, afpe, ape, dpa)18 Korrik 2014

Avioni Boeing u rëzua në qytetit Shatjorsk në rajonin Donjeck. Sipas të dhënave të Shërbimit Sekret të SHBA-së avioni është qëlluar nga një raketë. Në rajon separatistët dhe ushtarët zhvillojnë luftime.

https://p.dw.com/p/1Cek5
MH 17 Flugzeugabsturz Absturzstelle Ukraine 18.7.2014
Fotografi: AFP/Getty Images

Të gjithë pasagjerët 280 gjithsej dhe 15 antarët e ekipazhit kanë gjetur vdekjen, citon agjencia ruse e lajmeve Interfax Anton Gerashtçenkon, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Ai bën përgjegjës separatistët pro-rusë për këtë akt. Avioni Boeing 777 fluturonte në lartësinë 10.000 metra kur u godit nga një predhë e tipit Buk dhe u rëzua në Shahtjorsk, rreth 60 km në perëndim të kufirit rus. Ky rajon kontrollohet prej separatistëve ukrainas.

Ky sistem komandimi armatimesh i zhvilluar në vitet 1980 nga ushtarakët sovjetikë mund të godasë objektiva në lartësinë deri në 25.000 metra. Kryengritësit ukrainas i hodhën poshtë menjëherë akuzën për pjesëmarrjen në veprime të tilla dhe deklaruan, se ata nuk posedojnë armë të këtij sistemi, për të qëlluar avionë në një lartësi të tillë. Separatistët akuzojnë nga ana e tyre forcat e armatosura ukrainase e kanë qëlluar avionin.

Forcat e para të ndihmës kanë mbërritur në vendin e fatkeqësisë. Avioni Boeing fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur. Shoqëria ajrore Malaysia Airlines konfirmoi, se kish humbur kontaktin me avionin MH17. Pozicioni i fundit që dihej kishte qenë mbi Ukrainë.

Absturzstelle Malaysia Airlines MH-17 Ukraine
Fotografi: Reuters

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko krijoi një komision hetimor, në të cilin janë ftuar të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë, ndër ta edhe nga Holanda e Malajzia.

Holanda prej nga ishte numri më i madh i pasagjeërve (154) shpalli ditë zie kombëtare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Berlin në bord ishin edhe katër nënshtetas gjermanë dhe 27 australianë.

Lufthansa nuk fluturon më mbi hapësirën në lindje të Ukrainës

Duke reguar ndaj rastit, për të cilin dyshohet se avioni mund të jetë qëlluar, disa shoqëri të mëdha ajrore i kanë ndryshuar itineraret e tyre, ndër to edhe Lufthansa gjermane. "Ne për një afat të pacaktuar nuk do të fluturojmë më mbi hapësirën në lindje të Ukrainës", njoftoi zëdhënësi i Lufthansa-s Andreas Bartels. Rregulli vlen, derisa të sqarohet rasti dhe kjo hapësirë të klasifikohet si e sigurtë.

Për udhëheqjen ukrainase në Kiev ky "është rasti i tretë tragjik gjatë ditëve të fundit", siç u shpreh Poroshenko. Ai dënoi edhe një herë sulmin ndaj avionit luftarak dhe të një avioni transporti "nga territori shtetëror rus". Rusia i ka hedhur poshtë me vendosmëri të gjtiha akuzat për përgjefgjësi të aviacionit të saj ushtarak.