1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

3300 veta humbin vendin e punës - Nokia mbyllë sipërmarrjen në Bohum dhe kalon në Rumani

Jörg Steinkamp30 Qershor 2008

30 qershori është dita e fundit e punës e sipërmarrjes së Nokias në Bohum të Gjermanisë. Prodhimi është ndërprerë në maj, ndërkohë që mbyllja është bërë e ditur në janar.

https://p.dw.com/p/ETRB
Pamje nga selia e Nokia-s në Bohum
Pamje nga selia e Nokia-s në BohumFotografi: AP

"Me planin tonë për mbylljen e firmës në Bohum e ndjekim strategjinë e Nokias, e cila ka për synim zvoglimin e kostove si dhe fleksibilitetin e prodhimit dhe logjistikës."

Nokia vazhdon punën në Rumani
Nokia vazhdon punën në RumaniFotografi: AP

Me këtë lajm të kryetarit të bordit, Willi Sundbäck nuk llogariste askush në Nokia. Ai tha se prodhimi në Bohum është tepër i shtrenjtë dhe jofleksibël. Prodhimi do të kalohet në një repart në Rumani, që do të thotë se 2300 puntorë dhe rreth 1000 bashkëpuntorë në Bohum mbeten pa punë.


"Në tre muajt e fundit kemi punuar ndërrime të jashtëzakonshme, kemi bërë orë të tepërta, ndëkrohë që ata e dinin se fabrika do të mbyllet. Duhet të kenë turp. Isha i lumtur me këtë punë, e kjo s'ka kurfarë kuptimi."


"Tallen me ne nga të gjitha anët. Në Rumani ndërtohet një repart i ri, ndërsa ne mbetemi si idiotë."


"S'ka çfarë të thuash, të gjithë jemi të shokuar."

Nga protestat në Bohum
Nga protestat në BohumFotografi: DW

Puntorët ishin të indinjuar thellë. Pas disa muaj pritjesh dhe protestash, pati dhe një demonstratë solidariteti ku morën pjesë 15.000 njerëz, por Nokia nuk ndryshoi qëndrimin. U hartua edhe një plan social, që do të thotë se mbyllja e repartit në Bohum i kushton Nokias 200 milionë euro. Mbyllja e Nokias është një humbje e madhe edhe për qytetin, sepse kjo ishte sipërmarrja e dytë më e madhe atje. Tani shpresohet se do të ketë investime të reja. Firma kanadeze e telefonave celularë RIM do të hap një repart në Bohum, me 500 puntorë, të cilët më parë kanë punuar kryesisht në Nokia. Gisela Aschenbach mendon se është e mundur që të punësohet madje të gjithë.


"Investitorët kanë mbërritur. E dimë që ka interes për hapjen e vendeve të reja të punës, por jo për njerëzit me kualifikime të larta. Problemi është që e gjitha po zgjatë tepër. Nokia ka premtuar se do të gjejë punë të tjera, por vetëm negociatat po zgjasin tre muaj".

Dryri në foto i kushton Nokias 200 milionë €
Dryri në foto i kushton Nokias 200 milionë €Fotografi: AP

Prodhimi në Bohum është ndërprerë në mes të majit. Ndërsa me 30 qershor përfundimisht mbyllen dyert për të gjithë puntorët. Për shumë prej tyre është kjo një ditë e emocioneve të vecanta.


"Jemi të mërzitur. Gruaja ime ka punuar më parë atje."


"Eshtë një ditë pikëllimi për të gjithë ata që kanë punuar në Nokia."


"Jeta vazhdon, por shoqërimi ynë tregon miqësinë dhe njerëzinë mes puntorëve, e cila me siguri që do të na mungojë."