50 vjet Bundesligë
Momentet më të rëndësishme, të veçantë dhe historikë në 50 vjetorin e Bundesligës
Goli i parë
Fridhelm “Timo” Konietzkës iu deshën vetëm pak sekonda për të shënuar golin e parë të Bundesligës në verën e vitit 1963. Për kamerat e asaj kohe ishte shumë i shpjetë, ndaj ky moment historik nuk u filmua. Konietzka shënoi për Borussia Dortmund në ndeshjen kundër Werder Bremen.
Skuadra më e keqe
Kur Hertha Berlin u përjashtua nga Bundesliga për shkak të pagesave ilegale për futbollistët në vitin 1965, Federata Gjermane e Futbollit vendosi që një tjetër skuadër e qytetit të zinte vendin e saj.Tasmania 1900 ishte skuadra me fat, por ata nuk ishin gati për përballjet e mëdha. Ata mbetën skuadra më e keqe e historisë së Bundesligës me 8 pikë të mbledhura,15 gola të shënuar dhe 108 të pësuar.
Kafshimi
Derbi mes Dortmundit dhe Schalkes në vitin 1969 ishte i veçantë. Pasi Schalke pësoi një gol, fansat e saj u irrituan dhe filluan të hedhin sende në fushë. Qentë e forcave të sigurisë u nervozuan nga situata dhe kafshuan dy lojtarë të Schalkes, Fridel Rausch dhe Gerd Neuser. Rausch bëri tetanozin dhe u fut sërish në lojë.
E kaluara e thyer
Në prill të vitit 1971 gjatë ndeshjes Werder Bremen - Mönschengaldbach, sulmuesi i kësaj të fundit, Herbert Laumen, pasi shënoi gol u përplas me shtyllën dhe e theu atë. Pavarësisht përpjekjeve për ta rregulluar, ishte e pamundur dhe ndeshja u pezullua kur rezultati ishte 1-1.
Skandali
Në ditëlindjen e 50 të Kickers Offenbach presidenti Horst Canellas surprizoi të gjithë të ftuarit kur u tregoi atyre regjistrime të telefonatave ku fiksoheshin rezultatet e ndeshjeve të sezonit 1970-1971. Shumë lojtarë, dy trajnerë dhe drejtues klubesh u përjashtuan.
Thyerja e tabusë
Në Mars të vitit 1973 Eintracht Braunschweig ishte klubi i parë që në uniformën e tij u stampua një sponsor, e më saktësisht koka e drerit të pijes Jägermesister. Ky hap pati mjaft diskutime, pasi Federata Gjermane e Futbollit nuk donte që lojtarët të ktheheshin në “reklama që ecnin”. Më në fund autoritetet u dorëzuan dhe tetë vite më vonë çdo ekip i Bundesligës kishte një sponsor.
Arbitri i dehur
Në nëntor 1975 arbitri Wolf-Dieter Ahlenfelder vërshëlleu për përfundimin e pjesës së parë pas 32 minutash lojë. Arsyeja: përpara ndeshjes ai kishte qenë në një bar dhe ishte pak i dehur. Atëherë ai deklaroi: „Ne jemi burra, ne nuk pimë Fanta!“. Sot në disa nga baret e Bremenit nëse porosisni një „Ahlenfelder“ do t’iu vijë një birrë dhe një gotë schnaps (raki).
Fitorja më e thellë
Në fund të sezonit të vitit 1978 Këlni dhe Mönchengladbach ishin me pikë të barabarta dhe kampionatin do ta fitonte skuadra me golavarazh me të mirë. Duke parë se Këlni kishte 10 gola avantazh ndaj Mönchengladbach këta të fundit shënuan 12 gola kundër Dortmundit, por mundi u shkoi kot, sepse Këlni nga ana tjetër fitoi 5-0.
Plaga më e madhe
Prerja në kofshën e djathtë të lojtarit të Bielefeld Ewald Lienen nga takat e lojtarit të Bremen Norbert Siegmann ishte 25 cm. Me këmbën e tij të gjakosur Lienen akuzuoi trajnerin Otto Rehhagel se u kishte thënë lojtarëve të tij të bënin faulle. Ai ishte në gjëndje të luante sërish, ndërsa Rehhagel mori kërcënime me vdekje dhe në ndeshjen e kthimit në Bielefeld iu desh të vishte një antiplumb.
Penalltia më e famshme
Në ndeshjen e 33 të sezonit 1985-1986 Michael Kutzup kishte shansin të fitonte kampionatin me një penalllti në minutën e 89 kundër Bayern. Ai goditi shtyllën dhe ndeshja mbaroi 0-0. Bremen dorëzoi titullin në ndeshjen e fundit. Kutzup në karrierën e tij në Bundesligë goditi 40 penallti, 39 nga të cilat i shndërroi në gola.
Goli fantazmë
Gjatë derbit bavarez mes Bayern dhe Nürnberg në prill 1994 një godtije në portë e Thomas Helmer u quajt gol nga arbitri i ndeshjes, por ai u quajt ‘goli fantazmë’. Nürnberg humbi ndeshjen 2-1 dhe protestoi, çka bëri që ndeshja të riluhej dhe ata humbën sërish me rezultatin 5-0
Trajneri më i 'çmendur'
Në mars të vitit 1998 trajneri i Bayern Giovanni Trapattoni shpërtheu në publik. Shumë herë ai i kishte mbrojtur lojtarët e tij për paraqitejet e dobëta, por më pas shpërtheu. Në fjalimin e tij të famshëm, duke folur me një gjermanishte të çalë ai tha këto fraza: ‘Trajneri nuk është idiot!’, ‘Këta lojtarë lujanë si shishe boshe’ dhe një shprehje me gabim gramatikor ‘Unë kam mbaruar’.
Skuadra e të huajve
Në prill 2001 Energie Cottbus ishte skuadra e parë që hodhi në fushën e lojës 11 lojtarë, prej të cilëve asnjë nuk ishte gjerman. Ndeshja kundër Wolfsburgut nuk ishte e bukur, por domethënse. Emrat e skadrës historike janë: Piplica, Hujdurovic, Matvus, Akrapovic, Kobvlanski, Latoundji, Mirutia, Reghecampf, Vata, Franklin dhe Labak.
Kampionët e zemrave
Në ndeshjen e fundit të sezonit 2002, Schalke mendoi se fitoi titullin e parë që nga viti 1958 dhe lojtarët festuan në fushë me fansat e tyre. Ata nuk e dinin se Bayern dhe Hamburg luanin ende. Mijra vetë panë nga ekranet e mëdha në stadium se Bayern barazoi dhe u shpall kampion. Bayern festoi, Schalke vajtoi.
Fytyra e shëmtuar
Gjatë muajve të fundit në Bundesligë janë parë edhe skena të shëmtuara. Fansat hedhin fishekzjarrë e sende në fushë dhe disa herë është parë edhe dhunë. Federata Gjermane e Futbollit ka vënë disa sanksione të buta, por a do të mjaftojnë ato për ta zgjidhur problemin?