1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do ta kapërcejnë Polonia dhe Ukraina provimin?

Arnulf Bëçer (Boettcher)26 Shtator 2008

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur në Bordo. Tema kryesore janë problemet e mëdha për përgatitjen e kampionatit evropian në Lindje

https://p.dw.com/p/FPSx
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini
Presidenti i UEFA-s, Mishel PlatiniFotografi: AP

Entusiazmi qe i madh në Poloni dhe Ukrainë, kur federata europiane e futbollit para 17 muajsh u dha këtyre dy vendeve fqinje të drejtën që aty të mbahej kampionati evropian i vitit 2012. Por ndërkohë janë deziluzionuar, vështrime të frikësuara drejtohen nga Bordoja. Sepse aty është mbledhur tani komiteti ekzekutiv i UEFA-s. Tema kryesore janë problemet e mëdha për përgatitjen e kampionatit evropian në Lindje. Ndërsa Polonia ecën deri diku sipas planit, situata politike si dhe zvarritjet në ndërtimin e stadiumit në Ukrainë krijojnë shqetësime. Probleme përbëjnë edhe mangësia e rrjeteve të transportit dhe kapacitetet e pakëta të hotelerisë.

Tani ekzistojnë disa skenare: Së pari që kampionati evropian mund të zhvillohej siç është parashikuar në Poloni dhe në Ukrainë. Ose të dy vendeve t´u jepet më shumë kohë për t´u përgatitur për kampionatin evropian të 2016-ës. Në këtë rast pas katër vitesh kampionatin duhej ta merrte përsipër një vend tjetër. Si favoritë konsiderohen Spanja dhe Italia, të cilët fillimisht nuk e fituan këtë të drejtë.

Mundësia e tretë është, që Gjermania, gjashtë vjet pas kampionatit botëror të futbollit të jetë vendi mikpritës krahas Polonisë. Së fundi kishte spekullime për mundësinë e zhvillimit të lojërave në Lajpcig dhe Berlin. Zëvendëspresidenti i UEFA-s Gerhard Mayer-Vorfelder bëri të qartë, se nuk do të ketë përjashtim vetëm për një vend mikpritës. Polonia dhe Ukraina kanë bërë së bashku kërkesën, pra kriteret duhet të vlejnë për të dyja së bashku. Kështu që një zgjidhje e përbashkët Gjermani/Poloni nuk është e mundur. Korrigjimi do të ishte edhe një shuplakë për presidentin francez të UEFA-s Michel Platini, i cili përpiqet për hapjen e futbollit europian në drejtim të lindjes. Qytetet, ku do të zhvillohet kampionati evropian në Poloni, do të jenë Varshava, Lodzi, Gdansku und Bratislava dhe në Ukrainë Kievi, Donezku, Dnjepropetrovsku und Lvovi.