1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aferë e re e një koncerni të vjetër - Telekomi gjerman spiunon vetveten

Jochen Hilgers26 Maj 2008

Në bazë të ligjit Telekomi gjerman është i obliguar, të ruajë sekretin e bisedave telefonike. Por pikërisht këtë të fshehtë duket se e ka shkelur koncerni i Bonit për leverdi thjesht vetjake.

https://p.dw.com/p/E6Ek
Simboli i Telekomit gjermanFotografi: AP

Për të zbuluar vendet e pasigurta në kryesi dhe në keshillin administrativ Deutsche Telekom ka spiunuar menaxherët dhe këshillat administrativë dhe për së paku një vit ka spiunuar të dhënat e lidhjeve telefonike me gazetarë.

Reagimi i Telekomit

Shefi i telekomit René Obermann shprehu indinjatë të thellë për skandalin e spiunazhit brenda telekomit. Ai siç duket ishte informuar për zbulimin dhe doli të shtunën pasdite para shtypit. Për arsye se çështja ishte delikate ai dhe vetëm një deklaratë. Para rreth një muaji koncerni është vënë në dijeni, tha Obermann.

Hauptversammlung Deutsche Telekom René Obermann
Shefi i Telekomit, Rene Obermann para shtypitFotografi: Picture-Alliance /dpa

"Ne jemi konfrontuar me një shkresë para disa javësh pra në fund të prillit, e kemi analizuar atë, kemi thirrur specialistë nga jashtë për t´i analizuar pohimet e letrës dhe i jemi drejtuar pastaj prokurorisë për ta sqaruar çështjen shpejt dhe tërësisht. Ky është sigurisht synimi ynë kryesor në moment."

Rrezik humbje e mirëbesimit të klientelës

Telekomi konfirmoi se sipërmarrja në vitin 2005 dhe siç duket edhe në vitin 2006 kishte mbledhur të dhëna nga lidhjet telefonike të menaxherëve kryesorë dhe këshillave administrativë, për të zbuluar pozicionet e pasigurta.

Deutschland Telekommunikation Überwachung Symbolbild
Big Brother is "hearing" youFotografi: AP

Në këtë kohë sipërmarrja kryesisht në këshillin administrativ konsultohej për shkurtime të personelit. Hollësitë për to ishin bërë pjesërisht publike. Brenda Telekomit afera vlerësohet si e jashtëzakonshme. Që pikërisht një sipërmarrje telekommunikacioni mbledh të dhëna të njerëzve të saj kryesorë, do të çonte në humbjen e besimit të klientelës, pohojnë zërat kritikë brenda koncernit. Edhe Obermann sheh në të një rrezik për Telekomin. Sipas tij çështja del në një fazë, ku Telekomi lufton për çdo centimetër terren, kur ai pp përpqet për të patur përsëri sukses. Obermann: " Prandaj mund të jetë një goditje e rëndë sikur gjërat të dalin të vërteta."

Çështja kalohet për zbardhje

Ndërkohë një zyrë avokatie në Këln është ngarkuar me hetimet brenda ndërmarrjes. Obermann kërkoi, që së bashku me aferen të mos i hidhet hije e keqe të gjithë koncernit. "Në këtë sipërmarrje kemi 240.000 vetë dhe shumica absolute e kolegeve dhe kolegëve tanë punon shumë e angazhuar dhe dua t´ju lutem, që ta keni parasysh këtë." Telekomi ia ka dorëzuar ndërkohë prokurorisë së Bonit të gjitha dosjet. Atje sipas zëdhënësit të shtypit Fred Apostel po shqyrtohet nëse do të nisë një proces hetimor.