1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ajo që mbetet është harmonia mes Merkelit dhe Bushit

Lindita Arapi12 Qershor 2008

Të përditshmet gjermane komentojnë vizitën e fundit zyrtare të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Gjermani.

https://p.dw.com/p/EI4b
Presidenti George W. Bush, dhe Angela Merkel
Presidenti George W. Bush, dhe Angela MerkelFotografi: AP

"Kölnische Rundschau" komenton marrëdhënien gjermano-amerikane.

"Angela Merkel ka vepruar ashtu si duhet. Marrëdhënia gjermano-amerikane është kaq e e rëndësishme, saqë ja vlente përpjekje serioze e saj për t'u marrë me të. Që pas prishjes mes Xhorxh Bushit dhe paraardhësit të Merkelit, Gerhard Schröder-it për luftën në Irak, Merkel kujdeset për një shkëmbim të tillë me presidentin amerikan, ku kërkon kooperimin, pa e rrezikuar distancën për temat konkrete. Më shumë nga respekti për postin më të rëndësishëm në botë se sa për politikanin më të rëndësishëm, ajo e ftoi Bushin për një vizitë lamtumire në Mezeberg. Merkel bën mirë që shikon nga e ardhmja, së bashku me Evropën dhe pasardhësin e Bushit të gjejë një rrugëdalje nga kriza. Nuk ka rrugë tjetër."


Ndërsa gazeta "Ostthüringer Zeitung" komenton qëndrimin e presidentit Bush në lidhje me mbrojtjen e klimës:


Njoftimi se në samitin tjetër të tetë vendeve më të industrializuara të botës në Japoni do të këmbëngulet për vendime të shpejta për mbrojtjen e klimës po qe se binden Kina dhe India nuk është as i ri, dhe as historik. Që para samitit në Hialigendam Merkeli bëri presion ndaj Bushit dhe ai reagoi. Por qëllime konkrete si bëri Japonia në kuadër të samitit të G8-s, edhe këtë herë në Mezeberg, Bushi nuk deklaroi. Ajo që mbetet është harmonia mes Merkelit dhe Bushit që u demonstrau megjithë disa 'dallime në mendime', siç u tha. Kjo do të mbetet kështu deri në fund të mandatit të presidentit amerikan, u pohua në mënyrë konstruktive.


Ndërsa "Nürnberger Nachrichten" komenton planin e ministrisë së brendshme gjermane për futjen që prej 1 shtatorit të provimit të nënshtetësisë.


"Qetësuese do të ishte, po qe se çdo qytetar gjerman do të kishte njohuritë bazë. Sepse është ëvrtettuar që qytetarë të mirëinformuar dhe të integruar janë më pak të ndikueshëm edhe nga parullat ekstremiste të djathta. Por që të nxjerrësh prej kësaj përfundimin se të huajt që kanë kaluar provimin automatikisht janë të imunizuar kundër shoqërive paralele, do të ishte e parakohshme."