1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bin Laden Auswirkungen

Daniel Scheschkewitz 3 Maj 2011

Osama Bin Ladeni është vrarë dhe kjo ka hapur çështjen se kush do e marrë drejtimin e Al Kaidës. Rrjeti territorist kaherë që nuk varet prej strukturave qendrore udhëheqëse. Në aspektin operativ veprojnë qelitë rajonale

https://p.dw.com/p/1183x
Ayman Al Sawahiri
El-Kaida Ayman Al SawahiriFotografi: youtube.com

Me vrasjen e Osama Bin Ladenit, rrjeti terrorist Al Kaida nuk e ka humbur vetëm udhëheqësit e vet por edhe figurën simbolike. Por ai nuk ka mbetur pa drejtues. Numri dy i këtij rrjeti, Aimann Al- Savahiri, i cili ka dërguar vitet e fundit të paktën pesë herë më shumë mesazhe se Bin Ladeni, ekziston ende. Ekspertët janë të mendimit se Savahiri gjendet në zonën kufitare të Afganistanit me Pakistanin. Në vitin 2004 ai i ka shpëtuar për pak armatës pakistaneze duke u larguar në një tunel. Dyshohet se ai tani ka një influencë më të madhe.

Al Savahiri, i përkiste me 11 shtator udhëheqjes të afërt me Bin Ladenin dhe ishte i ngarkuar për shumë sektorë si ideologjia, logjistika dhe financat. Por sot rrjeti terrorist Al Kaida paraqet më shumë një organizatë ombrellë, e ndërlidhur me organizatat rajonale. Përveç gatishmërisë së përbashkët për vrasje, ato i lidhin shumë pak elemente të tjera. Eksperti për terrorizëm, britaniku Michael Chandler thotë se rrjeti terrorist ka tani më shumë karakter rajonal.

Anwar Al Awlaki
Anwar Al AwlakiFotografi: www.youtube.com


Ideologjia e përbashkët, aksionet e veçuara

Abu Sajafi në Filipine, Jemaah Islamia në Indonezi apo Al Kaida në Maghreb - të gjitha këto organizata terorriste kanë një autonomi të gjerë operimi. "Ato kanë një rëndësi veprimi rajonal", thekson Chandler.

Ministri i ri amerikan i Mbrojtjes, shefi i deritanishëm i CIA-s, Leon Panetta pohon se Al Kaida edhe më tej është shumë e rrezikshme për Amerikën dhe aleatët e saj: "Udhëheqësit e saj në Pakistan vazhdojnë me aksione kundër trupave tona dhe të aleatëve në Irak, Afrikë apo vendet arabe", pohon Panetta.

Qëllim strategjik mbeten Iraku dhe Afganistani

Rrjeti terrorist në Irak ka pasur një aftësi të lartë veprimi këto vitet e fundit. Abu Musab al Sarkavi, udhëheqësi i Al Kaidës në Irak, u vra në vitin 2006, si pasojë e një sulmi amerikan nga ajri. Që prej atëherë janë zvogluar edhe sulmet vetëvrasëse në këtë vend. Edhe aftësitë opertative të Al Kaidës në Irak janë zvogluar, sepse disa prej udhëheqësve të saj gjenden në burg. Megjithatë sulmet vetëvrasëse nuk kanë përfunduar.

Jemen
JemenFotografi: picture alliance/dpa

Mullah Omar tani është më i kërkuari

Shefi i talibënëve afganë Mulla Omari, ka mbetur pas vrasjes së Osama Bin Landenit personi më i kërkuar në botë. Ndonëse udhëheqësit e talibanëve kohët e fundit kanë theksuar disa herë se janë distancuar prej Al Kaidës. Ky pohim mund të jetë edhe taktik, por me rritjen e shpresave që pas tërheqjes së ISAFI-t talibanët mund të bëhen një partner për bisedime me forcat perëndimore, zvogëlohet edhe gatishmëria për sulme terroriste.

Vrasja e Osama Bin Ladenit e ka dobësuar me siguri Al Kaidën. Por ky rrjet terrorist kaherë nuk është varur prej tij. Në veçanti kur dihet që Bin Ladeni kohët e fundit ka jetuar më shumë nga miti se sa nga veprat.