1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anita Schwartz: Sistemi i pensioneve duhet t´u shërbejë njerëzve

Ani Ruci, Tiranë24 Qershor 2008

Anita Schwartz, kryekonomiste në sektorin e zhvillimit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore në intervistën ekskluzive për DW flet për rinovimin e sistemit të pensioneve në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/EPot
Pensionistë në TiranëFotografi: DW

DW: Banka Botërore po mbështet qeverinë e Tiranës për të rinovuar në përshtatje me kërkesat e ekonomisë së tregut sistemin e pensioneve në Shqipëri. Çfarë politike në fushën e pensioneve është e prirur të mbështesë Banka Botërore?


Anita Shwartz: Sistemi i pensioneve është vërtet shumë i rëndësishëm. Ai prek punonjësit dhe taksapaguesit, të gjithë popullsinë dhe rezultati i këtij sistemi merret pas 30- 40 vitesh,. Pra, është një proces afatgjatë për të cilin duhet menduar me kujdes, pasi një sitem pensioni as ngrihet, as ndryshon me një të ngritur të dorës. Sistemi i pensioneve është një çështje e ndjeshme për strategjinë e mbrojtjes sociale të qeverisë dhe planifikimin e shpenzimve për këtë qëllim. Më shumë se reformim sistemi i pensioneve në Shqipëri duhet forcuar. Nuk është kurrë shumë herët për ta bërë këtë. Nga këndvështrimi ynë dëshirojmë të mbështesim një politikë që mbështetet nga shumica e popullsisë dhe nga e cila përfiton shumica e popullsisë së Shqipërisë.

DW: A është konsensusi i gjerë publik një parakusht për hartimin e një strategjie realiste për të rinovuar sistemin aktual të pensioneve në Shqipëri?

Anita Shwartz: Patjetër. Por para fillimit të këtij procesi është shumë, shumë e rëndësishme arritja e konsensusit me pjesën më të madhe të popullatës në Shqipëri: se cilat janë dobësitë, të metat dhe anët positive të sistemit aktual të pensioneve. Dialogu duhet duhet hapur me të gjitha palët e interestuara për sistemin e pensioneve të popullsisë. Janë punonjësit, që paguajnë kontributet, ndofta shumë të larta për disa grupe të popullsisë. Janë nevojat e pensionistëve dhe sistemi i pensioneve duhet t´u paguajë atyre një pension të mjaftueshëm për të mos jetuar një pleqëri në varfëri. Nga ana tjetër qeveria duhet të mbështesë sistemin e pensioneve përmes sistemit të taksave dhe të zgjidhë çështje që lidhen me ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm tatimor. Pra, janë ndryshime që prekin gjithë popullsinë. Prandaj është i rëndësishëm hartimi i një strategjie ku të përcaktohen hapat që duhen hedhur për të ecur përpara.


DW: A mendoni, Zonja Schwartz, se ndryshimet do të jenë të qëndrueshme?

Anita Shwartz: Për sa kohë ka një dialog mes të gjitha palëve: popullatës, qeverisë aktuale, opozitës ndryshimet do të jenë të qëndrueshme pasi vendimet se çfarë duhet bërë do të jenë rezultat i bashkëpunimit. Ka ndryshime të shpejta që i ndërmerr një qeveri. Kur vjen në pushtet një qeveri tjetër ajo i përmbys ato. Por kur palët bien dakord edhe me sindikatat e punonjësve, si në rastin e ndryshimeve për sistemin e pensioneve atëhere kjo është mënyra e drejtë për të filluar.


DW: Sa kohë duhet për të hartuar strategjinë e rinovimit të sistemittë pensioneve Zonja Schwartz?

Anita Shwartz: Ndofta brenda nje viti për të arritur në hartimin e një strategjie. Përvoja e vendeve të tjera tregon se ky process mund të zgjasë ng a 1- 5 vjet, për një strategji koherente dhe të qëndrueshme.


DW: A ka Shqipëria ndonjë avantazh në këtë proces në raport me vendet e tjera apo me ato të rajonit?

Anita Shwartz: Shqipëria ka avantazhin e një popullsie të re në moshë, që rritet në numër në raport me vendet e tjera të rajonit. Kjo bën të mundur që të mos jetë në emergjemcën e për vendime të nxituara siç mund të ndodhë me vende të tjera që kanë probleme immediate që duhen zgjidhur.


DW: Konkretisht çfarë mbështetje do t´i japë Banka Botërore qeverisë së Tiranës për të rinovuar sistemin aktual të pensioneve?l

Anita Shwartz: Asistencë dhe ekspertizë teknike në bashkëpunim me qeverinë. Një nga komponentët e asistencës është sjellja në Shqipëri e zyrtarëve të lartë nga vende të tilla si Bullgaria, Polonia, Republika Sllovake, që kanë eksperienca të ngjashme me Shqipërinë dhe që kanë bërë disa ndryshime kanë forcuar sistemin e pensionve. Pra, krahas asisatencës teknike Banka Botërore lehtëson sjelljen e përvojës së vendeve të tjera tek politikabërësit e Shqipërisë. Një komponent tjetër është financimi nga Bankës Botërore i edukimit të publikut.Eshtë shumë e rëndësishme që publiku të kuptojë se çfarë lloj sistemi pensionesh ka tani dhe të ketë dijeni për ndryshimet që synojnë forcimin e tij. Njerëzit duhet të kenë besim në atë që bëhet, sepse sistemi i pensioneve është për ata dhe jo për qeverinë. Sistemi i pensioneve duhet t´u japë njerëzve besim se kur dtë jene mjaft të moshuar dhe të paaftë për të punuar ata do të mbështeten nga ky sistem pensionesh.