1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aplikimet anonime zvogëlojnë diskriminimin

Rachel Baig/ Aida Cama13 Prill 2013

Të dhënat për gjininë, moshën dhe prejardhjen nuk do të përdoren më në aplikimet për vende pune në Gjermani, po ashtu si fotografia. Por disa e shohin me skepticizëm këtë iniciativë të Federatës.

https://p.dw.com/p/18FM4
Aplikimet anonime zvogëlojnë diskriminiminFotografi: david_hoepfner/Fotolia

Kush kërkon të aplikojë për një punë në Gjermani, nuk duhet të kujdeset më që të sigurojë një fotografi profesionale që kushton shtrenjtë. Qendra e antiskriminimit të Federatës kërkon që pamja e jashtme, emri, gjinia, mosha dhe prejardhja nuk duhet të luajnë më rol në aplikime. Shefat e personelit duhet të marrin informacione vetëm për kualifikimin dhe motivimet e aplikuesve, në mënyrë që kriteret subjektive të mos luajë rol në zgjedhjen e kandidatëve. 

Qyteti i Saksonisë së Poshtme, Celle është komuna e parë në Gjermani që ka filluar të proces të tillë aplikimi anonim. Shefi i ri i Stadtwerke në Celle, është bërë Thomas Edathy. Ai është 48 vjeç dhe është me origjinë indiane. Ai është i vëllai i deputetit socialdemokrat Sebastian Edathy, siç bën të ditur zyra e kryetari të Bashkisë në Celle. Në administratën e Celle-s janë zënë 23 vende nëpërmjet procesit aplikimit anonim.

Symbolbild Bewerbung
Aplikim anonimFotografi: picture-alliance/dpa

Emrat e huaj pengësë për emërimet

Në projektin pilot në Celle, morën pjesë veç ministrisë për Familjen, Gratë, Senjorët dhe Rininë, edhe Agjencia federale e punës dhe dy punëdhënës publik. Firmat që morën pjesë ishin Posta Gjermane DHL, MYDAYS, Telekomi si dhe L'Oreal und Procter & Gamble. Pjesëmarrësit kryen një vit me radhë aplikimin anonim. Katër koncernet nuk mundën të shihnin përfitim nga ky proces. "Në sipërmarrjen tonë ne nuk mundën të shihnim përfitim plus," thotë Dennis Dennert nga Deutschen Telekom. Në fazën e projektit nuk ka pasur aplikime të sukseshme të migrantëe, të nënave që rrisin të vetme fëmijë apo të moshuar.

Bazën e projektit e kanë përbërë disa studime, sipas të cilave vetëm dhënia e emrit turk, ka mjaftuar për të zogëluar shancet për t`u ftuar në intervistën përzgjedhëse. Edhe një studim i OSBE-së i vitit 2009, tregon se fëmijët me origjini emigrantësh kanë shance më të këqija në tregun gjerman të punës. Procesi i ri i aplikimit duhet të rrisë shancet e aplikuese me moshë të madhe, dhe grave në moshë të re, të cilat shpesh kanë frikë se dëshira për të pasur fëmijë, u ul pikët në përzgjedhje.

Thomas Edathy Stadtwerke Chef Celle
Thomas EdathyFotografi: picture-alliance/dpa

Në Gjermani proceset anonime të aplikimit nuk janë shumë të përhapura. Në hapësirën anglishtfolëse ajo ëshët standart prej kohësh. Në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe është hequr dorë nga aplikimi me të dhënat personale dhe me fotografitë.

Kritikët thonë se edhe në aplikimin anonim mund të fshihen të dhëna personale. Për shembull të dhënat për njohuritë gjuhësore mund të lidhen me prejardhjen.