1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armëpushimi i brishtë në Siri

14 Prill 2012

Për të mbikqyrur armëpushimin e brishtë, OKB do të dërgojë në Siri një mision vëzhguesish. KS përpiqet t'i sheshojë diferencat për të miratuar rezolutën përkatëse.

https://p.dw.com/p/14dud
Fotografi: AP

Në ditën e dytë të armëpushimit të brishtë në Siri ka pasur protesta masive kundër presidentit Bashar al-Asad, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra vetë. Edhe të premten (13.4.), sipas një bilanci të qendrës siriane të vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut në Londër, megjithë përpjekjet intensive për mbajtjen e armëpushimit ka patur pesë civilë të vdekur. Ndërkohë Këshilli i Sigurimit diskuton për dërgimin e shpejtë të vëzhguesve në Siri.

Sirianët testojnë armėpushimin

Demonstrata pas lutjeve të së premtes ka patur në të gjithë vendin. Por, në rrugë dalin më pak njerëz se dikur. Frika nga të shtënat është kudo e madhe. Edhe pse plani i të ngarkuarit të OKB-së, Kofi Anan, që pranuar nga regjimi, kërkon lirinë e demonstratave, shteti do të tolerojë vetëm protestat, për të cilat është kërkuar më parë leje, dhe u fut frikën njerëzve me vendosjen e forcave të sigurisë. Edhe në ditën e dytë të armëpushimit ishte qetësi, megjithë të shtënat sporadike. Nga kufiri siriano-turk u njoftuan luftime mes ushtrisë dhe rebelëve. Për intensitetin e luftimeve nuk dihet, viktima nuk ka patur. Zëdhënësi i Kofi Ananit minimizon këtë çështje.

Bashar Ja'afari, ambasadori i Sirisë në OKB gjatë konsultimeve të KS në Nju Jork, 13 prill 2012
Bashar Ja'afari, ambasadori i Sirisë në OKB, gjatë konsultimeve të KS në Nju Jork, 13 prill 2012.Fotografi: Reuters

"Këto ndodhin herë pas here gjatë ndërprerjes së armiqësive. Palët provokojnë njëra-tjerën herë pas here. Nuk ka asnjë dyshim.... Ne jemi në një fazë shumë delikate. Në kërkojmë nga të dyja palët që të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, në mënyrë që të negociojmë sa më shpejt. Dëgjojmë për të shtëna, por Sekretari i Përgjithshëm Ban me të drejtë thotë, se edhe një plumb mund të shkatërrojë paqen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me vlerësimin e ngjarjeve."

Opozita foli për tre të vrarë në mbarë vendin, regjimi theksoi nga ana tjetër, se ndjek armëpushimin: Ambasadori sirian në OKB Jafari u shpreh: "Ne jemi për bashkëpunimin me Kofi Annan dhe presim, që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë."

Trupat nuk janë tërhequr ende nga qytetet

Edhe pse regjimi nuk lejon më të qëllojnë, nuk e përmbush ende detyrimin e lidhur me të, për të tërhequr armët dhe trupat nga qytetet. Zëdhënësi i Ananit Fawzi thotë: "Gjëja më e rëndësishme është në rradhë të parë, që armët të heshtin. Dhe ne shpresojmë se do të mbetet kështu. Mostërheqja na shqetëson shumë. Prandaj jemi në bisedime intensive me qeverinë, që kjo të bëhet sa më parë të jetë e mundur."

Ndërmjetësuesi Kofi Annan
Ndërmjetësuesi Kofi AnnanFotografi: Reuters

Misioni vëzhgues pret vendimin e OKB-së

Shumë varet tani nga Kombet e Bashkuara. Deri në fillim të javës së ardhshme vëzhguesit mund të jenë në Siri, për të mbikqyrur armëpushimin e rrezikuar dhe për të stabilizuar gjendjen. Parakusht është një vendim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Shanset nuk janë të këqija, sepse aleatët e Asadit Rusia dhe Kina bashkëpunojnë. Fawzi, zëdhënësi i Ananit, thotë: "Hapi i ardhshëm është drita e gjelbër nga Këshilli i Sigurimit për një trupë pararojë për ekipin më të madh të vëzhguesve. Njerëzit janë të gatshëm për t'u nisur menjëherë pas marrjes së vendimit."

Kofi Annan mendon për 250 vëzhgues të OKB-së. Me më shumë përvojë se ato të Lidhjes Arabe, misioni i të cilëve dështoi në fillim të vitit nga rezistenca dhe manipulimi i regjimit. Më shumë sukses premton një mandat i OKB-së, që garanton lëvizjen e lirë dhe bisedime konfidenciale me Sirinë. Anani bën presion mbi Asadin, kërkon korridore humanitare dhe lirimin e të burgosurve, siç është përcaktuar në planin gjashtëpikësh. Suksesi i tij, thotë ndërmjetësuesi duke patur parasysh akuzat e ndërsjella të qeverisë dhe opozitës, varet nga bashkëpunimi i të gjitha paläve.

Autor: Ulrich Leidholdt/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama