1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asambleja e Përgjithshme mblidhet në kohë të vështira

Nina Werkhäuser22 Shtator 2012

Kombet e Bashkuara janë vendi ku fillon zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare. Shpesh konfliktet përfundojnë në tapetin diplomatik. Këtë e tregon edhe Asambleja e Përgjithshme që mblidhet aktualisht në Nju Jork.

https://p.dw.com/p/16Cf0
Asambleja e Përgjithshme mblidhet në kohë të vështira
Asambleja e Përgjithshme mblidhet në kohë të vështiraFotografi: UN

Paraliza, bllokada, ngrirje- shtypi nuk shkruan fjalë të mira për Këshilli i Sigurimit sa i përket temës së Sirisë. Tre herë Rusia dhe Kina kanë prishur rezolutën e cila do rriste presionin mbi presidentin Baschar al-Assad. Dy fuqitë me të drejtë vote janë aleate të qeverisë siriane. Kjo paralizë nuk dëmton vetëm popullin sirian, thotë Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon, por edhe imazhin e Këshillit të Sigurimit.

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle i drejtoi një apel Rusisë dhe Kinës që të mos përkrahin më regjimin e Assadit. "Situata e bllokuar në Këshillin e Sigurimit" duhet të kapërcehet. Deri tani nuk ka patur lëvizje në këtë drejtim, akuzon ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle para nisjes për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

UN-Generalversammlung Guido Westerwelle
Guido WesterwelleFotografi: UN

Shqetësim për Sirinë

Ministri i Jashtëm gjerman shpreson tani që në Asamblenë e Përgjithshme të krijohet një dinamikë e re pozitive. Takimi i përvitshëm që mbahet në fund të shtatorit në Nju Jork me përfaqësuesit qeveritarë të 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara është i rëndësishëm për diplomacinë ndërkombëtare. "Situata e përshkallëzuar në Siri do jetë në qendër," shpjegon Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon në hapje të Asamblesë së Përgjithshme.

Meqenëse Këshilli i Sigurimit është bllokuar, shpresat janë të mëdha që i ngarkuari i posaçëm i KB, me Sirinë, Lakhdar Brahimi të arrijë diçka. Ai është duke punuar në përpilimin e një plani i cili duhet të pengojë gjakderdhjen; fuqitë rajonale marrin këtu një rol të rëndësishëm. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, që prej fillimit të luftës civile kanë humbur jetën më shumë se 18 mijë vetë, pjesa më e madhe civilë.

Kryesimi gjerman në Këshillin e Sigurimit

Deri në fund të vitit, Gjermania, është vend me anëtarësi jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të KB dhe drejton në shtator kryesinë. Ministri i Jashtëm Westerwelle do të drejtojë tre javët e ardhshme(26.09.2012) një seancë e cila është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Ligën Arabe.

Tema të tjera të debatit të përgjithshëm që do të fillojë të martën e ardhshme, janë trazirat aktuale në vendet islamike dhe gjendja në Lindjen e Afërme. Fajin që midis Izraelit dhe Palestinës nuk është duke u arritur asnjë ndryshim i vihet edhe ndikimit të dobët të presidentit amerikan Barack Obama. Ai do të mbajë një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme, për të mbrojtur pak javë para zhvillimit të zgjedhjeve politikën e tij të jashtme. Pritet që në takim të merren pozicionim edhe për programin atomik iranian. Qeveria izraelite ushtron presion mbi SHBA që ta mbështesë në rastin e një sulmi mbi Iranin.

Asambleja e Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme voton për SirinëFotografi: UN

Fillim i dytë për palestinezët

Vëmendje të veçantë do i kushtohet daljes para Asamblesë e Mahmud Abbas-it, presidentit të autoriteteve autonome palestineze. Vitin e kaluar ai ka bërë kërkesën e pranimit të Palestinës si vend anëtar me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, kërkesë që nuk u pranua nga fuqitë me të drejtë vote, njëra prej të cilave ishte SHBA. Kësaj herë Abbas mund të përpiqet që të kërkojë një status më të mirë me më shumë të drejta në Kombet e Bashkuara. Për këtë do të mjaftonte aprovimi i Asamblesë së Përgjithshme dhe për palestinezët kjo do të ishte vendimtare.