1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova dhe Serbia në rrugën e duhur

27 Shkurt 2012

Serbia ka mbushur kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat, mendojnë drejtues të lartë të BE-së. Marrëveshjet e arritura me Kosovën janë të rëndësishme për të ardhmen e këtyre vendeve.

https://p.dw.com/p/14AbZ
Kathrin Ashton dhe Boris Tadiç në Bruksel
Kathrin Ashton dhe Boris Tadiç në BrukselFotografi: Marina Maksimovic

Sot Këshilli Europian ka në axhendë diskutimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për pranim në BE, Serbisë. Arritja e dy marrëveshjeve javën e shkuar mes Serbisë dhe Kosovës, është parë si një zhvillim pozitiv nga drejtues të lartë Bashkimit Europian dhe shumë ekspertë e shohin si përmbushjen e të gjithë kritereve nga ana e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Marrëveshjet e arritura për menaxhimin e integruar të pikave të kalimit kufitar dhe bashkëpunimin rajonal, janë konsideruar mjaft të rëndësishme për të ardhmen Europiane të dy shteteve.

Përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka deklaruar se të dy vendet po shkojnë drejt një të ardhme Europiane. „Këshilli do të diskutojë sot për punën e sukseshme që u bë deri në arrtijen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë javën e shkuar. Ju e dini që ata diskutuan për menaxhimin e pikave të kalimit kufitar, për punën që kanë bërë deri tani dhe se ata po shkojnë drejt një bashkëpunimi rajonal. Unë dua të falenderoj Presidentin Tadiç dhe Kryeministrin Thaçi për kontributin personal të tyre dhe që i janë përgjigjur shumë telefeonatave të mia,“ është shprehur Ashton.

Autor: Marina Martinovic/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama