1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ashton takohet me Thaçin dhe Daçiqin

AGJ / Bahri Cani19 Tetor 2012

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Catherine Ashton takohet sot (19.10.) në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiq.

https://p.dw.com/p/16T9v
Fotografi: dapd

Takimet do të mbahen të ndara, por nuk përjashtohet në tërësi as mundësia e përshëndetjes mes kryeministrave. Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se qëllimi i takimeve është shqyrtimi i mundësisë së fillimit të dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e Chaterine Ashton, Maja Kocijançiq, në një informacion përmes postës elektronike ka bërë të ditur se Ashton do të ketë dy takime të ndara me qëllim "lehtësimin e dialogut". “Qëllimi i takimeve është çuarja përpara e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq.

Në foto, Hashim Thaçi
Në foto, Hashim ThaçiFotografi: Reuters

Brukseli përshëndet gatishmërinë e palëve për vazhdimin e dialogut

Ndërsa burimet të tjera në Bruksel thonë se ka qenë shumë me rëndësi vendimi i parlamentit të Kosovës që të mbështetë dialogun dhe t'i hapë rrugën normalizimit të raporteve me Serbinë. Ata përshëndesin gatishmërinë e palëve për vazhdimin e dialogut, por ende nuk dihet se kur do të fillojë ai. Vazhdimi i dialogut është një prej kërkesave kryesore të Bashkimit Evropian, për të vazhduar procesin e afrimit të Serbisë dhe Kosovës me BE-në.

Në foto, Ivica Daçiq
Në foto, Ivica DaçiqFotografi: AP

Pjesë e dialogut edhe çështja e veriut

Në Raportin e fundit të BE-së për Serbinë thuhet se pa një përparim të dukshëm në raportet me Kosovën, Serbia nuk mund të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Në këtë dokument thuhet po ashtu se Serbia duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që në Serbi ka shkaktuar reagime të shumta. Megjithatë në Bruksel thuhet tani më qartë se edhe çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut politik.

Barrikadat serbe mbi lumin Ibër
Barrikadat serbe mbi lumin IbërFotografi: Ahmet Jashari