1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asnjë gjurmë - Një vit nga zhdukja e avionit MH370

Gabriel Dominguez8 Mars 2015

Më 8 mars të vitit të kaluar u zhduk avioni i pasagjerëve MH370 i shoqërisë malajziane së fluturimit, në itinerarin Kuala Lumpur-Pekin. Fati i avionit MH370 nuk dihet, kërkimet vazhdojnë deri në thellësitë 6.000 metra.

https://p.dw.com/p/1En3B
Symbolbild Flugzeug Suche
Fotografi: Reuters

Megjithëse mendohet se avioni Boing 777, ku ndodheshin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, është rrëzuar në Oqeanin Indian, asnjë nga përpjekjet ndërkombëtare për lokalizimin e pjesëve të rrëzuara nuk ka pasur sukses deri tani. Më 29 janar DCA- Autoriteti i Aviacionit Malajzian bëri zyrtarisht të ditur se bëhet fjalë për një aksident, në të cilën mund të mendohet se kanë humbur jetën të 239 pasagjerët. Kjo deklaratë jep mundësinë tani për zhdëmtimin e të afërmve të viktimave. Malajzia thekson se gjetja e avionit të zhdukur ka prioritet.

Të dhënat satelitore tregojnë se avioni MH370 ka fluturuar më shumë se gjashtë orë pas zhdukjes nga radari. Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Welle-n, flet Martin Dolan, drejtues i Zyrës Australiane për Sigurinë e Transportit, organizatë që koordinon kërkimet në Oqeanin Indian.

DW: Sa optimistë jeni tani, pas një viti aksioni kërkimesh se po kërkoni në vendin e duhur për të gjetur pjesë të avionit?

Martin Dolan: Jemi optimistë të rezervuar, sepse jemi të binudr që me metodat që po përdorim mund të zbulojmë gjurmë rrënojash. Duhet të jemi megjithatë të kujdesshëm, sepse nuk kemi gati asnjë informacion për pozicionin e avionit në tabanin e detit. Zona aktuale e kërkimit është bërë mbi bazën e rikonstruktimit të itinerareve të mundshme të fluturimit - një analizë unikale e të dhënave satelitore me informacionet e transmentuara nga avioni. Por kërkimet janë një sfidë e madhe, dhe nuk kemi asnjë garanci se jemi në rrugën e duhur.

Porträt - Martin Dolan
Martin DolanFotografi: ATSB

Sa vende dhe sa anije janë të përfshira aktualisht në aksionin e kërkimit?

Aktualisht janë tre anije që merren me kërkimet nëndet – anija Fugro Equator, Fugro Discovery und Fugro Supporter – të cilat financohen nga qeveria e Australisë dhe Malajzisë. Përveç kësaj në mision merr pjesë edhe GO Phoenix, e cila financohet tërësisht nga qeveria malajziane. Krahas ekuipazhit normal në anije ndodhen edhe specialistët për kërkimin apo vlerësimin e të dhënave. 35 vetë në çdo anije, të cilët punojnë gati 47 ditë pa ndërprerje në det të hapur. Por ka edhe grupet e punës në qendrën e koordinimit në Australi, specialistët që janë në vend, apo shumë punonjës të tjerë nga qeveria kineze dhe malajziane. I gjithi është një mision shumë i madh që angazhon shumë njerëz.

Çfarë lloj aparaturash përdoren dhe si funksionojnë ato?

Tre nga anijet – die GO Phoenix, Fugro Discovery und Fugro Equator merren me kërkimet nën det, ata kanë radarë e skanerë speciale dhe kamera. Aparatura të tilla mund të punojnë deri në 6000 metra thellësi, janë të lidhur me kabllo me gjatësi prej disa kilometrash, deri në 10 kilometra dhe janë në funksion për javë të tëra, pa qenë nevoja të tërhiqen lart. Por ka zona si humnera në det për shembull apo ndryshime relievi që e bëjnë të pamundur futjen e aparaturave. Për të siguruar që edhe këto zona të mbulohen, është vënë në përdorim, Fugro Supporter, nga 29 janari. Kjo anije është e pajisur me një automjet lëvizës nënujor, (shkurt i njohur si AUV, shën.red.)me rrota dhe motorr më vete, ky automjet është shumë i manovrueshëm për të vazhduar kërkimet e programuara më parë. Pas çdo misioni AUV ngjitet lart, ne i marrim të dhënat dhe i ndërrojmë bateritë. AUV mundëson një kërkim mjaft efektiv.

Ku ka qenë vështirësia më e madhe deri më tani apo sfidat më të mëdha për gjetjen e avionit në zonën ku po kërkoni?

AirAsia Airbus 320-200 vermisst 29.12.2014
Fotografi: STRDEL/AFP/Getty Images

Vështirësia kryesore është mungesa e informacioneve për pozicionin e avionit dhe itinerari i fluturimit, pas ndërprerjes së kontaktit me radarët në veriun e Sumatras. Tek shumica e avionëve të rrëzuar, pozicioni i fundit i dhënë ndodhet relativisht pranë vendit të rrëzimit. Në këtë rast ne e dimë se MH370 ka fluturuar edhe shumë orë të tjera, pas zhdukjes nga radari. Nga ana tjetër përgatitja e misionit nënujor të kërkimit ishte shumë e vështirë. Duhej të gjenim ekspertët për t'u konsultuar për aparaturat teknike, dhe specialistët e duhur për kërkimet. Ndoshta ata nuk janë vënë re nga opinioni, por ka pasur specialistë, anëtarë të ekuipazhit që kanë punuar deri natën vonë për të përgatitur gjithçka.

Në çfarë thellësie mendoni se mund ta gjeni avionin e në ç'gjendje?

Zona e kërkimit është shumë e ndryshueshme në reliev për sa i përket thellësisë. Disa pjesë arrijnë 6.000 metrat, kjo është një ndër arsyet pse kërkimi është kaq i vështirë. Nuk mund të thuhet me siguri gjendja e avionit. Ka gjasa që të jenë ndarë në shumë pjesë pas përplajes me sipërfaqen e ujit dhe është fundosur pastaj.

Ky është misioni më i shtrenjtë i kërkimit në historinë e aviacionit. Kush i merr përsipër shpenzimet?

26 vende janë pjesë e misionit deri më tani, ku çdo vend ka marrë përsipr shpenzimet e veta. Australia ka dhënë 90 milionë dollarë, nga të cilat 60 milionë lidhen më kërkimin nënujor.

Po kush vendos nëse kërkimet do të vazhdojnë apo jo nëse avioni nuk do të gjendet.

Çdo vendim për këtë do ta marrin qeveritë e Australisë, Malajzisë dhe Kinës. .

Martin Dolan ist drejtor i Zyrës Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).