1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050811 USA Syrien

6 Gusht 2011

Regjimi në Siri, sipas ministres së Jashtme amerikane Hillary Clinton është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 2 000 personave. Ajo theksoi se presidenti Assad, e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur popullin.

https://p.dw.com/p/12C8i
Hillary Clinton
Hillary ClintonFotografi: dapd

Në Uashington nuk flet aktualisht askush për mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje ushatarake kundër Sirisë. Amerikës i mungojnë së pari paratë dhe së dyti i mungon mbështetja e popullit. Përveç kësaj, pas Sirisë qëndron Irani. Një sulm kundër Sirisë mund të ketë pasoja shkatërruese. Ushtarë kundër Sirisë, kjo nuk mund të imagjinohet, edhe për Andrew Tabler nga Instituti për politikën e Lindjes së Mesme në Uashington: "Para së gjithash sepse kjo në Libi ishte më e ashpër se sa në e kemi menduar. A është kjo e gjitha mbi tavolinë? Jo, për një të ardhme të afërt nuk ka gjasa".

Prandaj politika amerikane kundër Sirisë vepron nga dy strategji të tjera: izolim dhe sanksone. Tek izolimi bëjnë pjesë dënimi i dhunës nga Këshilli i Sigurimit dhe deklarat e Obamës, që Assad nuk është në gjendje të zotërojë situatën dhe nuk dëshiron ta bëjë këtë. Izolimi ka të bëjë edhe me takimin këtë javë të ministres së jashtme amerikane Hillary Clinton, me kundërshtarët e regjimit sirian. 66 senatorë të Shteteve të Bashkuara i kanë shkruar një letër Clinton-it ku i kërkojnë sanksione të ashpra për Sirinë. Sanksionet kundër Sirisë ekzistojnë tashmë qysh prej shtatë vjetësh. Por ato janë jo shumë të dëmshme për Assadin. Për shembull asnjë komunikacion ajror me SHBA-në dhe asnjë mall amerikan nuk futet në Siri. Tani duhet të ketë sanksione që të ndjehen më shumë dëmet në atë vend. Kjo mund të bëhej nëse Sirisë i bllokohej mundësia e blerjes së naftës dhe gazit që janë dy burime shumë të rëndësishme të të ardhurave të vendit. Por këtë Amerika nuk mundet vetëm, ajo ka nevojë për aleatë, para së gjitash në Europë, thotë eksperti për Lindjen e mesme Tabler: "Shumë vende në Europë: Italia, Holanda, Gjermania dhe Anglia konsumojnë 96 për qind të eksporteve të Sirisë.

Këshilli i Sigurimit diskuton për Sirinë
Këshilli i Sigurimit diskuton për SirinëFotografi: picture alliance/dpa

Edhe pse aktualisht është diskutuar, folur dhe kërcënuar shumë, një kërkesë të qartë për dorëheqje të Assad-it megjithatë nuk ka. Zëdhënsi i ministres së Jashtme amerikane Clinton e formuloi kështu. "Ai ose duhet të lejojë reformat, ose duhet të tërhiqet".

Por çështja është se çfarë ndodh në qoftë se Assad vazhdon me këtë presion të butë të qëndrojë edhe më tej dhe të mos heqë dorë nga vrasjet? A ka sanksione të mjaftueshme për ta frikësuar Sirinë, kur mbi tavolinë mungon opcioni i ndërhyrjes ushtarake? Për këtë gazeta, USA Today shkruan: "Tek të gjithë të entusiazmuarit për botën arabe, është e rëndësishme të kujtohet se do të duhen shumë kohë deri sa të gjithë tiranët të jenë rrëzuar. Koha e Assad-it do të përfundojë.

Marrëdhënia mes SHBA së dhe Sirisë është përçarë. Në luftën e parë të Gjirit Persik, Siria i takonte aleatëve. Pas 11 shtatorit, Siria ishte pjesë e boshtit të së keqes. Por Uashingtoni shpresonte që presidenti i ri do të ishte ndryshe nga i ati. Ai kishte lejuar të vriteshin 20.000 kundërshtarë të qeverisë. Pasardhësi i tij, Bashir al Assad, i cili ka lindur më 11 shtator 1965 dhe mbahej ndërkombëtarisht si i hapur për opozitën - siç duket i ka zhgënjyer amerikanët.

Ambasada amerikane në Damask sulmohet
Ambasada amerikane në Damask sulmohetFotografi: dapd

Autor: Sabrina Fritz/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama