1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Australian Open - Federer siguron daljen për të 19-n herë në gjysmëfinale

27 Janar 2009

Novak Xhokoviç ndërpret ndeshjen me Endi Rodik. Roxher Federer skualifikoi argjentinasin Juan Martin del Potro.

https://p.dw.com/p/GhFV
Fotografi: AP


I pamundur të vazhdojë të luajë Novak Xhokoviç hoqi dorë nga ëndrra për të mbrojtur titullin në Australian Open. Në çerekfinalen kundër Endi Rodik (Andy Roddick) serbi 21 vjeçar u bë viktima e parë e valës së të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Melbërnin. Kur rezultati ishte 7:6 (7:3), 4:6,2:6, 1:2 ai kapitulloi. "Stop" i tha i treti në listë gjyqtarit dhe i shtriu amerikanit dorën. "Kushtet ishin ekstreme", tha Djokoviç më vonë. "Nganjëherë nuk mund të luftosh kundër trupit tënd." Kur ai e ndërpreu ndeshjen termometri tregonte 34,8 gradë.


Ndërsa për Roxher (Roger) Federer me 25 gradë në Night Session ishte si të thuash freskët. Zvicerani skualifikoi argentinasin Juan Martin del Potro me 6:3,6:0,6:0 duke dalë kështu për të 19-tën herë me rradhë në gjysëmfinalen duke arritur me këtë një rekord. " Këtë rezultat as unë vetë nuk e kam pritur, nuk ishte normale", tha Federer. Në gjysëmfinale pret tani Rodik (Roddick), kundër të cilit ai kryeson me 15:2 fitore.


Më parë Dinara Safina i dha fund kthimit të suksesshëm të Jelena Dokiçit. Tenistja e tretë në listë nga Rusia fitoi 2:1 në duelin kundër Jelena Dokiçit, e cila kishte shkaktuar bujë dhe eufori. " Kjo javë ka qenë në përgjithësi e shkëlqyer për mua", tha Dokiç: "tani nuk mund të jem shumë e zhgënjyer, gjithsesi kam luajtur tri sete me numrin tre."

(AV / VFB)