1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avokati i Popullit në Shqipëri: shqetësuese gjendja në burgje dhe dhomat e paraburgimit

Arben Muka / Tiranë18 Janar 2008

Komisionerët e Avokatit te Popullit kanë inspektuar burgje në Tiranë dhe në rrethe duke konstatuar: dhunë fizike dhe psikologjike. Në burgje dhe në dhomat e paraburgimit janë strehuar 1 mijë persona përtej kapaciteteve.

https://p.dw.com/p/CuIb
Fotografi: AP Graphics

Më shumë se një vit kur Këshilli i Evropës publikoi një raport kritik mbi gjendjen e burgjeve dhe ambjenteve të paraburgimit në Shqipëri, duket se gjërat nuk kanë lëvizur sic duhet. Institucioni i Avokatit të Popullit në Tiranë pas disa inspektimeve që ka bërë në terren ka konstatuar situatë të rënduar në vendet e edukimit si dhe dhomat e paraburgimit. Sipas burimeve nga ky institucion komisionerit në këtë institucion bie në sy mbipopullimi i tyre, cka sjell për pasojë një sërë problemesh në kushtet e jetesës për ata që privohen nga liria me vendim gjykate, ose janë në hetim gjyqësor për vepra të ndryshme penale.


Aktualisht në ambjentet e burgjeve dhe në dhomat e paraburgimit janë afër 1 mijë përsona më shumë se kapaciteti normal, ku nuk mungojne kushtet mizerabël brenda tyre, në kundërshtim të hapur me ligjet shqiptare apo konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe është e detyruar ti zbatojë. Komisionerët e Avokatit te Popullit duke u nisur nga të dhënat që kanë grumbulluar në terren jepin si  pikat më të nxehta, Vlorën, Tropojën etj. Ata kanë konstatuar dhe raste flagrante të ushtrimit të dhunës ndaj të burgosurve dhe të paraburgosurve.


Institucioni i Avokatit të Popullit i tërheq vëmendjen autoriteteve dhe për krijimin e kushteve për të dënuarve që janë në moshë të mitur, për ndarjen e tyre nga kontigjentet që kanë kryer vepra të rënda penale, si dhe i kërkon sistemit të drejtësisë që të aplikojë dhe dënimë alternante për një kategori të caktuar personash mbi të cilët rëndojnë akuza për krime jo me rrezikshmëri  të theksuar.