1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni në rrezik të humbasë titullin - Borusia në Ligën Evropiane

17 Maj 2009

Bavarezët kanë dy pikë më pak se volfburgasit dhe golavarazh më të keq se Shtutgarti, i cili po ashtu ka pak shanse të mbërrijë në vendin e parë.

https://p.dw.com/p/Hs34
Luca Toni në ndeshjen Bajern - Hofenhajm
Luca Toni në ndeshjen Bajern - HofenhajmFotografi: AP

Në javën e parafundit të Bundesligës, Volfsburgu ka bërë një hap të madh drejt marrjes së titullit. Ekipi i Volfsburgut fitoi në Hanover 5:0, ndërkohë që Mynihu doli në ndeshjen me Hofenhajmin 2:2 . Volfsburgu kryeson tabelën me dy pikë para Mynihut.

Rezultatet e tjera janë:

Berlin - Shalke 0:0; Shtutgart - Kotbus 2:0; Hamburg - Këln 0:1; Bremen - Karlsruhe 1:3, Bochum - Frankfurt 2:0; Leverkusen - Mönhengladbah 5:0 dhe Dortmund - Bilefeld 6:0.

Ekipi i klubit sportiv të Bajernit rrezikon të përfundojë këtë sezon pa marrë titull. Pas barazimit 2:2 me Hofenhajmin, mjeshtrit të rekordeve, Bajernit do t`i duhet ndonjë mrekulli e vogël futbollistike, që të jetë në gjendje të mbrojë me sukses titullin kampion. "Çfarë do të thotë që të kesh besim, ne kemi thënë gjithnjë që qëllimi ynë kryesor është vendi i dytë dhe ekzistojnë ende mundësitë për ta zënë këtë vend. Le të shohim si do të dalim javën e ardhshme. Por, ekipi duhet t`i verë gishtin kokës, sepse ne nuk e fituam këtë ndeshje. Ne patëm disa shanse për të bërë gol deri në minutën e 25-të, dhe nuk duhet të linim në shkohej deri tek 1:1, e jo më sa të merrnim dy gola. Dhe kur marrim dy gola, duhet të bëjmë të paktën tre," tha Philipp Lahm, i ekipit të Bajernit të Mynihut. Bavarezët kanë dy pikë më pak se volfburgasit dhe golavarazh më të keq se Shtutgarti, i cili po ashtu ka pak shanse të mbërrijë në vendin e parë.

Jürgen Klopp
Jürgen Klopp falenderon ekipin pas fitore 6:0 me Arminian e Bilefeldit.Fotografi: AP

Kurse Borusia Dortmund mund të arrijë me forcat e veta futjen në Ligën Evropiane (Europa League). Me rezultatet 6:0 (1:0) në ndeshjet me Arminia Bilefeldin, ekipi i trajnerit Jürgen Klopp ka arritur për herë të parë pas 17 vitesh, të mos marrë asnjë gol në fushën e vet brenda një sezoni futbollistik. "Lojtarët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, dhe fitorja 6:0 në këtë lojë vërtet të vështirë nuk do të thotë shumë, sepse rezultati 1:0 do të na kishte mjaftuar, por pesë golat shtesë ishin për shikuesit të jashtëzakonshme, një falenderim të madh për lojtarët," thotë Klop.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti