1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barak Obama duhet të marrë një mësim të hidhur

15 Maj 2009

Përkundër deklaratave të tij të mëparshme, Presidenti i SHBA-së Barak Obama, ka marrë vendim për të mos bërë publike fotografitë e torturave të personave të dyshuar për terrorizëm.

https://p.dw.com/p/Hqt6
Gjeneral Major Stanley McChrystal, komandant i forcave amerikane në Afganistan.
Gjeneral Major Stanley McChrystal, komandant i forcave amerikane në Afganistan.Fotografi: AP

Gazeta Landeszeitung Lüneburg e komenton kështu këtë vendim:


"Kështu ndodh, kur qëllimet sublime shpërbëhen kur ndeshen me realitetin e ashpër. Barack Obama preferon t' i mbajë të mbylluara fotografitë me torturat e burgut Abu Graib. Me publikimin e tyre ai do t'i kishte të garantuara pasionet antiamerikane, ndoshta edhe sulmet. Për një president amerikan është më e rëndësishme siguria e ushtarëve të tij jashtë shtetit, se sa brohoritjet e simpatizantëve për shkëputjen përfundimtare prej erës së Bushit. Përkrahësit e Obamës duhet të pranojnë, që edhe qeverisja e tij ndjek një logjikë imperiale. Logjika është, që asnjë president amerikan nuk do të bëjë diçka, që mund të dëmtojë në afat të shkurtër interesat e vendit. Për fat të keq këtu harrohen interesat afatgjata, për të cilat nevojitet kredibilitet."

Braunschweiger Zeitung:

"Loja e konservatorëve është shumë e rrezikshme. Sepse Cheneit e vendit vazhdojnë të furnizojnë me municione grupet islamiste që prej Lindjes së Afërt deri në Afganistan dhe Pakistan, dhe kjo do të vazhdojë të mbetet përkundër gjithë parrullave përbetuese të presidentit të ri. Në mospublikimin e fotografive të torturave fshihet një rrezik shumë më i madh për SHBA-në, se sa në publikimin e tyre. Rreziku i helmit të mosbesimit. Barak Obama duhet të marrë një mësim të hidhur."

Lidhur me prognozën e paraqitur dje nga ministri i financave për deficitin fiskal "Emder Zeitung" shkruan:


"Federata, landet dhe komunat duhet të përgatiten për kohë të vështira. Nëqoftëse parashikimet e ekspertëve tatimorë janë edhe gjysëm të sakta, atëherë buxhetet publike ndodhen para problemeve të mëdha financiare. 316 miliardë euro arrin zyrtarisht deficiti fiskal deri në vitin 2013. Ndërkohë partitë veprojnë ndryshe nga shifrat e errëta të ekspertëve të financave. Para fushatës elektorale, secila mundohet të bëjë më shumë premtime për beneficet e shtetit. Se kush do t' i paguajë ato, gjendet e shkruar në yje. Për këtë shumica e politikanëve flasin shumë pak. Por qytetarit ia pret mendja, se në fund fatura për të paguar do t' i vijë atij." (av/aca/dpa)